Milan po vazhdon të zhgënjejë këto 8 javë të para në kampionat, e duke mos mjaftuar kjo erdhi edhe barazimi 0-0 me skuadrën helene të AEK, në kuader të fazës së grupeve në Europa League.
Një situate e pazakontë kjo për kuqezinjtë të cilët kanë shpenzuar mbi 200 milione euro në merkaton e veres. Milan gjendet ne situaten ku tifozët fajësojne trajnerin Vicenzo Montella per rezultatet e dobeta, I cili ka vetem 3 ndeshje në dispozicion në te cilat të bindë tifozet se duhet të mbetet në krye të skuadres kuqezi.
3 ndeshjet e ardhshme kundër Genoas dhe Chievos dhe ajo e fundit e muajit tetor kundër Juventusit janë decisive per Montella-n. Plot 9 kandidate janë në dispozicion për të marrë drejtimin e skuadrës kuqezi ku nuk mungojnë emrat e mëdhenj si Carlo Ancelotti, Luis Enrique, Thomas Tuchel, Laurent Blanc, gjithashtu edhe Marco Van Basten.
Në rast deshtimi të negociatave me trajnerët e sipër përmendur nuk përjashtohen as emrat e Walter Mazzarrit, Paoulo Sousas, Masimo Oddo dhe Francesco Guidolin. /alpenews.al/