• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MONITORIMI DHE KËSHILLA PËR QEVERINË/ FMN vjen javën e ardhshme në Tiranë
Home
Ekonomi

MONITORIMI DHE KËSHILLA PËR QEVERINË/ FMN vjen javën e ardhshme në Tiranë

2 November, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëar (FMN) pritet që të mbrërrijë javën e ardhshme në kryeqytet. Si një përdorues i mëparshëm i financimit të FMN-së, Shqipëria tashmë bën pjesë në të ashtuquajturin “Monitorim pas Programit”, i cili kërkon shqyrtime dy herë në vit të zhvillimeve makroekonomike, rreziqeve dhe politikave.

Marrëveshja trevjeçare e zgjeruar e mekanizimit të Fondit (EFF), që i mundësoi qeverisë shqiptare të merrte një hua prej 377,3 milionë euro, përfundoi në shkurt 2017. Tashmë marrëdhënia mes FMN-së dhe qeverisë bazohet në artikullin 4, ku FMN vazhdon të monitorojë zhvillimet dhe të ofrojë këshilla për qeverinë, por marrëdhënia nuk është më detyruese siç ishte gjatë kohës së marrëveshjes së zgjeruar.

Vizita e Fondit përkon me një moment deciziv të këtij viti, teksa buxheti i vitit 2019 është hartuar dhe është në fazë diskutimi.
Qeveria parashikon në buxhet që të ardhurat të jenë 484 miliardë lekë, me rritje 4.7%, duke zbritur në 27.8% të PBB-së, nga 28.1% që është pritshmëria këtë vit. Ndërsa borxhi parashikohet të zbresë ë 55% të PBB-së, qeveria parashikon të shpenzojë për pagesat e koncesioneve rreth 100 milionë euro për koncesionet me vlerë 1 miliardë euro që janë dhënë aktualisht.

Në projektbuxhet janë parashikuar dhe projekte të tjera me vlerë dy miliardë euro për vitet në vijim, kryesisht për rrugë (ndonëse janë ende në fazë fillestare). FMN gjithnjë ka shprehur rezervat për projektet e partneritetit publik privat, duke i quajtur ato një rrezik domethënës fiskal. Në deklaratat e mëparshme, fondi ka kërkuar që ndikimi i këtyre projekte, ndryshe nga sa veprohet aktualisht, të reflektohet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik në mënyrë transparente dhe në linjë me normat ndërkombëtare.

Aktualisht qeveria e reflekton borxhin vetëm si detyrim korrent të vitit kur ndodh, ndërsa standardet ndërkombëtare kërkojnë dhe llogaritjen e pjesës së detyrimit të shtetit në totalin e borxhit publik. FMN e ka shprehur me parë se është e rëndësishme që çdo projekt PPP të bëhet transparent, të ketë një analizë të qartë kosto përfitime dhe një analizë të plotë rreziku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAYERN MUNICH KËRKON ORGANIZIMIN E CHAMPIONS LEAGUE /Aplikon për finalen e Ligës së Kampionëve më 2021
Previous article DY TURISTËT QË HUMBËN NË THETH/ Tregojnë "AVENTURËN": Si na gjetën Çesku, Niko dhe Françesku

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT