• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Monitorim i Pronësisë së Medias – Shqipëri/ Fake Abacus, fake edhe raporti mbi mediat
Home
Aktualitet
Media

Monitorim i Pronësisë së Medias – Shqipëri/ Fake Abacus, fake edhe raporti mbi mediat

14 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Media

Rrjetet Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri (BIRN) dhe Reporterët pa Kufij publikuan dje raportin “Monitorim i Pronësisë së Medias – Shqipëri”, të përgatitur brenda tre muajve të fundit. Raporti (nuk dihet se nga cilët donatorë është financuar) kishte si objektiv të analizonte situatën në mediat në Shqipëri, për të kuptuar nëse ka apo jo oligarkë të informacionit, siç ka në gati të gjitha vendet e botës.

Zbulimi që del nga raporti është “surprizë”. Në fakt duhej të bëhej ky kërkim i gjatë dhe i kushtueshëm, që të zbulohej se në Shqipëri ka tre televizione kombëtare analogjike dhe dy rrjete kombëtare dixhitale, që u përkasin tri familjeve shqiptare, si dhe disa rrjete televizive pak a shumë të mëdha që u përkasin botuesve të ndryshëm.

Gjetjet e studimit tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi të tregut mediatik shqiptar. Po është e vërtetë? Aspekti qesharak i këtij investigimi në fakt është se, për të llogaritur përqendrimin e tregut nëpërmjet audiencës, janë përdorur edhe të dhëna të shoqërisë Abacus, e cila, nga një tjetër investigim pak javë më parë, doli se është një shoqëri kioskë, pa punonjës, pa investime dhe pa teknologji.

Në bilancin e vet të fundit, Abacus shpk deklaron se nuk zotëron as edhe një kompjuter, ndërkohë që përfaqësuesve të Rrjeteve Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri dhe Reporterëve pa Kufij u ka deklaruar se ka shpërndarë 1.000 people metters në po aq familje kampion në të gjithë territorin kombëtar. Abacus, siç ka treguar investigimi i publikuar nga gazeta jonë, ka manipuluar raportet e audiencës edhe për shkak të simpative politike apo inateve personale ndaj botuesve të ndryshëm.

Raporti I botuar dje ka përdorur në formë ekskluzive për të llogaritur përqendrimin në fushën e radiove dhe shitjeve të gazetave, edhe një herë informacionet e Abacus. Pra Abacus jo vetëm pretendon të monitorojë audiencën e të gjithë televizioneve të Shqipërisë (që është tashmë e qartë se nuk është në gjendje ta bëjë), por madje pretendon të monitorojë dëgjimet edhe të të gjitha radiove dhe shitjet e gazetave. Një pretendim thjesht qesharak, po të kesh parasysh se monitorimi i radiove do të kërkonte një tjetër investim gjigand, ndërkohë që Abacus ka një kapital 800 euro dhe të ardhura 8.000 euro në vit.

Sa u përket, pastaj, statistikave mbi shitjen e gazetave, të cilat Abacus ua ka dhënë atyre që kanë bërë kërkimin, mbase as vetë botuesit sot nuk janë në gjendje të thonë se sa shet gazeta e tyre, duke qenë se rrjeti i shpërndarjes në rrethe është krejtësisht informal dhe praktikisht i shkatërruar.

Ne e kuptojmë se kërkimi mbi Monitorimin e Pronësisë së Mediave ka qenë i financuar dhe kështu që ai duhej të përfundonte. Por a është e ligjshme të publikosh një kërkim të bazuar në një masë të madhe mbi të dhëna dukshëm false? Dhe, a është korrekte nga ana e atyre që kanë përgatitur kërkimin, të cilët pretendojnë të bëjnë transparencë mbi mediat e tjera, të mos mendonin të bënin transparencë mbi këtë pikë, qoftë edhe duke paralajmëruar në raportin e tyre se Abacus, të dhënat e të cilit janë në bazë të kërkimit, është një shoqëri e dyshuar se manipulon raportet e saj? /shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëna e Kim shumë seksi por nuk ia keni parë gjyshen (FOTO)
Previous article DËBORË DHE MOT I KEQ/ Shpëtimtarët e refugjatëve në Alpe

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT