Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbledhur pasditen e sotme një pjesë të strukturave në Tiranë. Fokusi ishte protesta e 16 marsit për të rrëzuar qeverinë.
Ajo që ra në sy ishin “çitjanet” që Kryemadhi kishte zgjedhur të vishte këtë pasdite, dite vere. Ndonëse shpeshherë e ka kritikuar ashpër Ramën për veshjen e tij të këtij lloji, duket se ka ndryshuar mendim.
Ndoshta shpresa është se nëse i vesh, mund ta rrëzojë Ramën “dashtë zoti” me 16 mars.
Monika Kryemadhi sot gjatë takimit me strukturat e LSI në Tiranë:
Përgatiti: AlpeNews.al