Një histori rrënqethëse është ajo e Fatbardhës dhe Danitës, një ritakim pas 36 vitesh si “nënë e bijë”.
Fatbardha solli në jetë Danitën kur ishte vetëm 20 vjeçe, nga një lidhje e fshehtë me një djalë, për të cilin familja nuk ishte në dijeni.
Ajo ngeli shtatzanë, por i dashuri e braktisi, dhe paragjykimet në familje dhe jashtë saj ishin të mëdha.
Fatbardha u detyrua ta linte Danitën në Shtëpinë e Fëmijës. Ajo e kërkoi vajzëm pak kohë më vonë, por iu tha se vajza ishte e birësuar nga një familje në Elbasan.
Ndërkohë edhe Danita ka qenë shumë e interesuar të njihte nënën e saj biologjike, por për vite me radhë nëna birësuese nuk ia ka treguar.
Ajo tregon edhe jetën e saj të vështirë, pasi i dashuri e mori në Itali me qëllim trafikimi, por arriti të shpëtojë pasi iu drejtua policisë.
Por historia e trishtë e Danitës nuk mbaron me kaq, pasi disa vite më vonë ajo njeh një person dhe filloi bashkëjetesën me të, por ai ishte i dhënë pas pijes dhe ushtronte dhunë.
Nga dhuna ajo përfundoi në spital, por aty mjekët i thanë se ishte shtatzanë.
Danita nuk e abortoi fëmijën, por vendosi ta mbajë, edhe pse si nënë e vetme.
Gjatë gjithë kohës ajo e kërkoi nënën e saj, ndërsa u takuan në emisionin “Ka një mesazh për ty”, në televizionin Klan.
Përqafimi i nënës me të bijën ishte shumë emocionues, pasi vonoi 36 vite.


