• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOMENTI PREKËS/ Asnjë shenjë për Arjanin, zjarrfikësi: Ngjarja më e rëndë në 30 vite pune që kam
Home
Aktualitet
Kronikë

MOMENTI PREKËS/ Asnjë shenjë për Arjanin, zjarrfikësi: Ngjarja më e rëndë në 30 vite pune që kam

26 March, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prej tre ditësh magazina e një qendre tregtare ne Tiranë ka qenë në pushtetin e flakëve, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë për trupin e 33-vjeçarit, Arjan Sala që mbeti i izoluar.

Mbrëmjen e sotme ekipet e shpëtimit kanë nisur të kërkojnë me qen në katet e nëndheshme të magazinës.

Aktualisht janë disa grupe që po kontrollojnë me qen në vatrën e  zjarrit. Momentalisht nuk ka flakë brenda katit të nëndheshëm dhe kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë natës.

Përparim Boshnjaku, komandant i grupit të stacionit kryesor në qendrën e zjarrfikësve në Tiranë në një intervistë në ABC e ka cilësuar këtë ngjarje si më të rëndat në punën e tij 30-vjeçare si zjarrfikës.

Ndërkohë, që ende nuk ka asnjë shenjë për Arjani, Boshnjaku shprehet se situata është nën kontroll.

“Dua ti shpreh ngushëllimet familjes së Arjanit. Është ngjarja më e rëndë që na ka ndodhur. Por përjetojmë edhe ne si familjarët . Nuk kemi qetësi derisa të gjejmë trupin. Zjarri është drejt eliminimit. Po kërkojmë me qen. Çdo gjë është nën kontroll”, thotë ai.

Më tej zjarrfikësi, hedh poshtë pretendimet e familjarëve për mungesë të pajisjeve, ndërsa shton se janë ndihmuar nga shërbimet zjarrfikëse të Durrësit, Elbasanit dhe Rinasit.

“Që në fillim jemi lajmëruar, kemi ardhur nga banesat tona dhe i kemi marrë pjesë në fikjen e zjarrit. Zjarri ka qenë në situatë të vështirë. Ishte një situatë shumë e vështirë. Na është lajmëruar që ka person brenda. Jemi munduar të kërkojmë edhe personin. Mjetet i kemi pasur. Kanë qenë të instaluar aparatet që mbusheshin me oksigjen.

Për momentin duhet ti falenderojmë, na është përgjigjur Durrësi dhe Elbasani. Plus që kishim edhe pajisjet tona. Na sollën edhe ata të Rinasit. Për njoftimin nuk kam informacion. Kam ardhur i gatshëm, në 17.30. Materialet që janë djegur janë me lëndë shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje. Ka qenë shumë e vështirë, pa mjetet e shpëtimit. Duhet të furnizoheshim me bombola ajri”, thotë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JEP FUND POLEMIKAVE/ Xabi Alonso i habit të gjithë, vendos për të ardhmen
Previous article PUBLIKOHET KALENDARI I SEZONIT 2021-22/ Nuk ka më dyshime, ja datat për sezonin e ri në Premier League...

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT