• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOMENTI I ARRESTIMI I TË ARTAN TAFANIT/ Merret në mbrojtje familja e të penduarit! Zbardhi krimet e bandës së Laert Haxhiut
Home
Breaking News

MOMENTI I ARRESTIMI I TË ARTAN TAFANIT/ Merret në mbrojtje familja e të penduarit! Zbardhi krimet e bandës së Laert Haxhiut

29 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report TV ka siguruar ekskluzivisht videon e momentit të arrestimit të Artan Tafanit i cili është bërë dhe bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbardhur mbi 19 ngjarje kriminale mes tyre dhe 6 vrasje të cilat sipas prokurorisë së Elbasanit ekzistojnë të gjitha provat se janë kryer nga banda e Laert Haxhiut.

Ndërkohë gazetarja e Report Tv Keti Banushi deklaroi se një pjesë e familjes së Tafanit që jeton në Shqipëri është marrë në mbrojtje dhe po punohet që ai të përfitojë statusin e të penduarit.

VIDEO

Ai është arrestuar mbrëmjen e së shtunës 23 shtator 2023 në darkë në një hotel pranë një karburanti në autostradë në territorin e Lushnjes.

Në momentin që kanë hyrë brenda ka bërë fillimisht rezistencë por kur e ka parë që është i rrethuar është dorëzuar dhe më pas. Në video duket momenti kur 2 efektivë të operacionales i lidhin duart me pranga prapa dhe e nxjerrin nga dhoma e hotelit.

Një pistoletë me fishekë në fole, ca doza me lëndë narkotike të tipit metadon dhe 200 euro, një kartë greke e dyshuar falso.

Artan Tafani u arrestua tre muaj pas grabitjes nën kërcënimin e armës së një shume prej 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2023. Ai u arrit të identifikohej nga agjentët e Komisariatit nr. 6 përmes ADN-së.

Tafani mbahej nën vëzhgim prej ditësh. Kapja e tij do të rezultonte në një bashkëpunim të shpejt për të rrëfyer disa prej vrasjeve që kanë tronditur vendin në vitet 2018-2021 në Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës. Artan Tafani rrëfeu për zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, të cilat janë kryer nga banda e Laert Haxhiut anëtar i të cilit ishte. Pendesa e tij vijoi me operacionin “Kurrë mos harro” ku u firmosën 15 urdhërarreste, nga të cilat 11 janë ekzekutuar ndërsa 4 janë ende në kërkim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUTORIZOHEN TRUPA SHTESË PËR KOSOVËN/ NATO: Do të ndërmarrim të gjitha veprimet për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes
Previous article HIQESHIN SI ZYRTARË/ Zbardhet skema që çoi 4 në pranga, si u mashtrua biznesmeni për 70 mijë euro

s.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT