Viti 2019 pati jo pak momente “pikante” në politikë. Një nga figurat që qendroi herë pas here ne qender të vemendjes ishte pikerisht Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
E jo për veprime që i takojne nje presidenti por për tejet të kundertën.
Nga vetvrasja tek “kopshti” i qenve dhe maceve, j usjellim disa prej momenteve aspak të zakonta të Ilir Metes gjatë 2019-ës.
“Jam gati të vras veten si Salvador Allende”
“Pjesëmarrja në zgjedhje vetëm e mazhorancës cënon rëndë parimin kushtetues të pluralizmit mbi të cilin ndërtohet shteti i së drejtës. Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situate të tensionuar politike krijon rrezikun e një konflikti civil. Presidenti duhet të angazhohet në mënyrë racionale për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetuese. Presidenti i Republikës ka vënë re se sjellja e aktorëve politik në vend ka krijuar një klimë konflikti në vend. Të dy palët kanë bërë nxitje për provokime ndaj njëra-tjetrës, duke i ndarë qytetarët në dy pjesë”.
“Ju përshëndes me Darkon, qenin këtu në Bosnjë. Përshëndes edhe Sashën macen time të dashur pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti . Qentë me macen nuk shkojnë po ky nuk është rasti.”
Mirëmëngjes të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës!Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju!
Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 9. Juli 2019
“Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”
“Unë flas për veten time, jo për Monikën…është mirë të mos e provojnë askush kokëfortësinë time kur në lojë janë interesat e vendit tim. Janë shumë shqiptarë gati për të ruajtur demokracinë e fituar në 30 vjet…prandaj ftoj të mos shkojmë në rrugën e Koresë së Veriut.
Do bëjmë shtet apo cirk, unë këtu jam, të vijë këtu! Apo do dalim të gjithë me çitjane e nallane. Nëse më thotë më burri i Monikës, do t’i them gruaja e Bilalit.”
“Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen.”
Një mëngjes me një "buqetë" macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t'ia bërë të lehtë zbritjen.Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë!
Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 7. September 2019
Edhe dy foto nga sezoni i verës që lamë pas…







