Momente terrori pasdites e kësaj të mërkure në Balduinë të Romës, ku një humnerë e madhe u hap duke çarë asfaltin. Ngjarja e rëndë që ndodhi në Itali, shkaktoi panik tek banorët e zonës, ndërkohë që gropa e hapur 10 metra ‘përpiu’ 6 makina.
Izolohet zona
“Corriere” shkuan se nga çarja e tokës nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që autoritetet kanë izoluar zonën në fjalë. Kjo është bërë për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm për shembje tjetër. Mediat italiane thonë se nuk përjashtohet fakti se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë tubacionet e ujit, si dhe një lidhja me vendin e ndërtesës ngjitur.
Protesta e banorëve
Për muaj të tërë banorët e kësaj zone protestuan kundër kompanisë që po ndërton një ndërtesë të re në zonën e ish shkollës ‘Santa Maria degli Angeli’, e mbyllur vite më parë. Ata kishin denoncuar shqetësimin e tyre lidhur me tubacionet e ujit me pretendimin se ato gërryenin nëntokën.




