• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Momente dramatike për aktoren legjendare TINKA KURTI/ Shtrohet në spital në në gjendje të rëndë
Home
Sociale

Momente dramatike për aktoren legjendare TINKA KURTI/ Shtrohet në spital në në gjendje të rëndë

23 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Aktorja e njohur shqiptare Tinka Kurti është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet  se ajo është dërguar me urgjencë në një spital privat në gjendje të rëndë si pasojë e një infeksioni pulmonar.

Aktorja e njohur do të ishte pjesë e operës “Carmen” e sjellë në një version ndryshe nga baritani Gëzim Myshketa. Gjithashtu mësohet nga postimi i bërë nga blogeri Olti Curri se aktores së njohur i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe se çdo shpenzim për të rikthyer shëndetin e saj do të jenë në llogari të spitalit.

Tinka Kurti është nga aktoret më të njohura në skenën shqiptare si në film ashtu edhe në teatër.

Biografia: 

Tinka Kurti u lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës nga një baba Shqiptar me origjin nga Dukagjini i Shkodërs dhe një nënë Hungareze. Është më e madhja nga katër fëmijët. Aktualisht jeton në Tiranë. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re.

U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç[1]. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Ndër vepra të tjera janë Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Filmat ku ka aktruar:

Ne kerkim te kujt (2012) serial

Familjet (2009) serial

Filumena Marturano (2009) Teatër

Ne dhe Lenini (2008)

Mira – (2008)

Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovës (2006)

Dasma e Sakos – (1998)

Nata – (1998)

Zëmra e nënës – (1994)

Vdekja e kalit – (1992)

Unë e dua Erën – (1991) – Doktoreshe Keti

Balada e Kurbinit – (1990) – Nëna e Dardit

Edhe ashtu edhe kështu – (1989) – Tezja e Almes

Flutura në kabinën time – (1988)

Telefoni i një mëngjesi – (1987)- Nena e Neritanit

Në emër të lirisë – (1987)

Hije që mbeten pas – (1985) – Nena e Agronit

Besa e kuqe – (1982) – Dila

Qortimet e vjeshtës – (1982) Nena e Kujtimit

Si gjithë të tjerët – (1981) – Drejtoresha e shtepise se femijes

Mëngjeze të reja – (1980)

Nusja – (1980)

Gjeneral gramafoni – (1978)- Nena e Halit Beratit

Vajzat me kordele të kuqe – (1978)

Emblema e dikurëshme – (1976)

Çifti i lumtur – (1975)

Lumë drite – (1975)

Në fillim të verës – (1975)….Nena e Veres

Operacioni Zjarri – (1973) Mrica (motra e Pjeter Mustakuqit)

Yjet e neteve te gjata – (1972) Pashako

Guximtarët – (1970)

Tana – (1958). *Misioni pertej detit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nica i kënaqur me afrimet në merkato: Dua skuadër agresive
Previous article "Ule zërin", e reja bën për një lek mamanë e dy fëmijëve (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT