• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOIKOM ZEQO: Kur ngjyrat sjellin një mesazh shprese dhe iluminizmi
Home
Blog

MOIKOM ZEQO: Kur ngjyrat sjellin një mesazh shprese dhe iluminizmi

20 October, 2017 Editor Blog

Sot kemi një ekspozitë të përbashkët të dy piktorëve, piktorit të shquar kinez dhe një piktori të shquar shqiptar i cili ka lexuar për mua që kur ka qenë fëmijë sepse është biri i poetit të shquar shqiptar Faslli Haliti, i cili i ka vënë djalit, emrin mitologjik të diellit, Heliosit- Helidon, pa e menduar se djali do të bëhej piktor në këto përmasa.

Këtu kemi një ekspozitë akuareli. Në gjithë botën ekspozitat e akuarelit janë të befasishme. Teoria është gjithnjë konvencionale, nuk ka asnjë teori shteruese të artit. Mendosj që sipas thënies së Aristotelit, arti duhet të jetë një pasqyrim. Nga kjo ka lindur edhe miti i narcizit dhe kështu krijohej ideja e portretit, ose e peisazhit që duhej të shikohej në një pasqyrim.

Akuareli i ka kapërcyer  kufijtë dhe vjen me ngjyrat e mahnitshme të Japonisë e inës që sollën një frymëzim për impresionizmin evropian, pikturën evropiane, moderne duke bërë që të ketë një fuqi të madhe shprese, sepse është e paimitueshme, e patjetërsueshme.

Nëse mund të bëjmë një portret, ne mund t’i bëjmë atij një kopje, por përgjithësisht punët me akuarel janë vështirë që të imitohen.

 

Helidoni ka një ngritje metaforike të hiperbolizuar, shtesë të figurave që lidhet me realitetin shqiptar.

Edhe pse kemi një ekspozitë me dy piktorë, ne na duket sikur ka një fill magjik që i bashkon.

Mendoj që Kina duke u bazuar në një filozofi shumë pjellore që quhet zen -budizmi, i ka dhënë pëizazhit një fuqi të madhe semantike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Whatsapp Business App, risia e platformës me mbi 1 bilion përdorues
Previous article Sony prezanton mini-kontrolluesin e ri për PS4 (Foto)

Editor

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT