Presidenti Donald Trump ka shkarkuar nga detyra një tjetër zyrtar të lartë të zgjedhjeve presidenciale pasi mohoi manipulimin e votave ashtu siç pretendon republikani.
Trump shkarkoi drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, Chris Krebs me arsyetimin se ai nuk garantoi sigurinë e plotë gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Ndërkohë zyrtarë të tjerë pranojnë se këto zgjedhje kanë qenë më të sigurtat në historinë e ShBA-së.
Që pas përfundimit të votimeve dhe fillimit të procesit të numërimit, Trump ka pretenduar manipulimin e votave në shumë shtete, në disa prej të cilave ka ngritur dhe padi penale.
Në media të ndryshme amerikane është përfolur dhe për shkarkimin e drejtorëve të CIA-s dhe FBI-së me largimin e Trump nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit të ardhshëm.
Vetwm disa ditw mw parw, republikani pushoi nga puna Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper më 9 nëntor, pjesë e ndryshimeve më të gjera që vendosën besnikët e zotit Trump në pozicione të larta.


