• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOHIMI I LEJES PËR TË HYRË NË SERBI/ Pas reagimit të Pacollit, Ministria e Jashtme: Kemi respektuar të gjithë…
Home
Rajon

MOHIMI I LEJES PËR TË HYRË NË SERBI/ Pas reagimit të Pacollit, Ministria e Jashtme: Kemi respektuar të gjithë…

21 July, 2018 g.autor Rajon

Autoritetet e Serbisë i refuzuan një vizitë në Novi Pazar, shefit të diplomacisë kosovare Behxhet Pacolli, duke shkaktuar indinjatë tek ky i fundit, i cili veprimin e qeverisë së Serbisë, e cilësoi për keqardhje.

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, ishte ftuar për të marrë pjesë në një konferencë dy ditore të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë që zhvillohet në Novi Pazar, në juglindje të Serbisë.

“Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara. Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë. Ne, sot jetojmë në shekullin, ku lëvizja e lirë e njerëzve është e drejtë fundamentale e njeriut dhe çdo shtet e Qeveri duhej ta respektoj atë. Kosova ka respektuar këto të drejta me përkushtim të madh dhe do t’i respektoj gjithmonë derisa mos të abuzohet me to, si në shumë raste që ka ndodhur në të kaluarën me mysafirët nga shteti fqinj verior”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Kosovës, duke paralajmëruar masa reciproke kundrejt autoriteteve të Beogradit.

Kosova nuk lejoi hyrjen e Aleksandvr Vulin

Nga ana tjetër autoritetet e Prishtinës tre javë më parë i ndaluan hyrjen në Kosovë ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili kishte parlajmëruar pjesëmarrjen në një tubim të serbëve në shënimin e 629 vjetorit të betejës së Kosovës, e njohur si “Vidovdani serb”. Ministrit Vulin ju ndalua hyrja në Kosovë, si u tha, për shkak të “deklaratave nxitëse në raport me Kosovën”.

Në reagimin e saj Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, tha se “ndalesa që i iu bë ministrit serb të mbrojtjes Vulin që të hyjë në Kosovë, “është një veprim skandaloz i Qeverisë së Kosovës”. “Është e qartë që një vendim i tillë është sjellë në koordinim ndërmjet Prishtinës dhe Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, me qëllim që ta poshtërojnë Serbinë”, u tha në komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sidoqoftë Prishtina dhe Beogradi kanë hyrë në fazën fillestare të asaj që quhet faza e fundit e dialogut, ku po kërkohet një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi që do të përmirësonte marrëdhëniet. Mirëpo, kohët e fundit në dialogun Kosovë-Serbi është ashpërsuar retorika politike ndërmjet politikanëve dhe pozicionet e tyre duken tejet të largëta. Në takimin e fundit që zhvilluan në Bruksel, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me praninë e shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, takimin e përshkruan si më të vështirin që nga nisja e dialogut gjashtë vjet më parë.

Kosova dhe Serbia tash e gjashtë vjet zhvillojnë dialog për përmirësimin e marrëdhënieve, ndërsa nga Bashkimi Evropian po kërkohet tani një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e obligueshme. Ndër marrëveshjet e para Kosovë-Serbi ishte liria e lëvizjes se qytetarëve të të dyja vendeve, ndërsa, sa i përket vizitave të zyrtarëve të lartë të Serbisë në Kosovë, ato duhen paralajmëruar dhe duhet lëshuar leje e posaçme nga qeveria e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mourinho bën gati 70 milionë euro për qendërmbrojtësin e Anglisë…
Previous article XAVI jep emrin: BARCELONA duhet të transferojë këtë SUPER LOJTAR

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT