• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mogherini nuk e përjashton ndryshimin e kufinjve, por jo përmes vijave etnike
Home
Rajon

Mogherini nuk e përjashton ndryshimin e kufinjve, por jo përmes vijave etnike

10 December, 2018 F.autor Rajon

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se një korrigjim i mundshëm, nuk do të duhej të jetë i bazuar përmes vijave etnike.

“Pavarësisht se për cilat adoptime do të pajtoheshin palët në të ardhmën, rezultati nuk duhet të ishte spastrimet etnike të vendeve. Në çfarë do rasti, të dyja vendet duhet të mbesin shumetnike” ka thënë Mogherini.

Ajo i bëri këto deklarata, pas takimit të sotëm të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Shefat e diplomacisë se vendeve anëtare të BE-së, diskutuan për situatën në Ballkanin Perendimor, por pjesën më të madhe të kohës biseduan për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Mogherini porositi të dyja vendet se është “në përgjegjësinë e tyre e ardhmja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”.

“Ne atyre iu ofrojmë ndihmë, hapësirë dhe këshilla, por është në anën e tyre të përcaktojnë shpejtësinë dhe rezultatin e dialogut” ka thënë Mogherini.

Ajo e pranoi se dialogu aktualisht është në “vështirësi” dhe arsye për këtë, ndër të tjera, e përmendi edhe tarifën që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për mallrat serbe dhe të Bosnjës.

Mogherini përsëriti thirrjen ndaj institucioneve të Prishtinës të tërheqin vendimin për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

Përkundër gjithave, shefja e diplomacisë evropiane, shfaqi shpresën se ende është e mundur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së kanë konkluduar se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është i bllokuar, konfirmoi pas takimit, ministrja e Jashtme e Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKONSPIROHET PROTESTA PD TEK VAU I DEJËS/ Vëllai i kryebashkiakut dhe punonjësit e bashkisë...
Previous article "PLAS" MES KEJSI TOLËS DHE FLORI MUMAJESIT? Ja detaj që sapo na bëri të dyshojmë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT