• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mogherini në darkë pune me kryeministrat e Ballkanit, çfarë i kërkoi Haradinaj
Home
Rajon

Mogherini në darkë pune me kryeministrat e Ballkanit, çfarë i kërkoi Haradinaj

19 April, 2018 Ina.Autor Rajon

Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ka zhvilluar mbrëmë një darkë pune në Shkup, me kryeministrat e vendeve të Ballkanit. Aty ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrii i Malit të Zi, Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës, siç shkruan “REl”, thuhet se Haradinaj ka deklaruar me këtë rast se “Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj”.

Ai ka kërkuar liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh”, theksoi Haradinaj.

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas komunikatës, ishin temat tjera që u diskutuan në këtë darkë pune me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të fiksuar pas "emoji"në Instagram? Lulja që do të zgjidhni do t’ju tregojë kohën kur do të martoheni
Previous article MUZIK DHE HAREM/ Shihni si e "DREDH" këngëtarja Anjeza Branka (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes Rajon

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT