• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mogherini: Marrëveshja me Iranin duhet të ruhet
Home
Europë

Mogherini: Marrëveshja me Iranin duhet të ruhet

25 April, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se marrëveshja aktuale bërthamore me Iranin po funksionon dhe se ajo “duhet të ruhet”.

Komentet e saj vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për marrëveshje të re me Teheranin.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është dakorduar të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, Trump ka kërcënuar se do të tërhiqet nga ajo, nëse Republika Islamike nuk heq dorë edhe nga programi me raketa balistike deri më 12 maj.

Në takim me Macronin në Shtëpinë e Bardhë, Trump e cilësoi marrëveshjen si “të çmendur”, ndërsa Macron tha se dëshiron të punojë për një marrëveshje të re.

Mogherini, e cila e ka mbrojtur me vendosmëri marrëveshjen, tha se ajo po funksionon dhe se është “thelbësore për sigurinë evropiane”.

“Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, do të shohim në të ardhmen. Por, tani ekziston një marrëveshje, po funksionon dhe ajo duhet të ruhet”, tha Mogherini.

Marrëveshja bërthamore është nënshkruar në vitin 2015 nga Irani, SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article As Reali e as Barcelona, pas kësaj skuadre’ vdes ‘Pogba
Previous article Zgjerohet lista e kandidatëve, një kampion bote për Arsenalin

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT