Shefja i politikës së jashtme të BE thotë se ka “unitetin e plotë të BE” në mbështetje të Jerusalemit duke u bërë kryeqyteti i Izraelit dhe një shteti palestinez në të ardhmen.
Federica Mogherini thotë se Europa nuk do ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit siç beri presidenti i SHBA Donald Trumpkëtë fundjavë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke folur ndërsa e takoi atë në një vizitë të rrallë në Bruksel, i kërkoi BE të ndiqte masën e SHBA, por zonja Mogherini e kundërshtoi atë.
Zonja Mogherini, e cila po fliste në një konferencë shtypi në Bruksel së bashku me kryeministrin vizitues izraelit, tha se BE do të vazhdojë të njohë “konsensusin ndërkombëtar” në Jeruzalem.
“BE dhe shtetet anëtare do të vazhdojnë të respektojnë konsensusin ndërkombëtar mbi Jeruzalemin derisa të zgjidhet statusi përfundimtar i qytetit të shenjtë, nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta mes palëve”.
Por Z. Netanjahu tha se vendimi i SHBA ishte një njohje e “realitetit”.
Protestat kundër njohjes së Jerusalemit po vazhdojnë në rajon, duke përfshirë Dahia, fortesa e Hezbollahut në Bejrut. Përgatiti:AlpeNews.al


