• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mogherini: Dera e BE është e hapur për Kosovën, por të plotësojë disa KUSHTE
Home
Rajon

Mogherini: Dera e BE është e hapur për Kosovën, por të plotësojë disa KUSHTE

20 March, 2018 F.autor Rajon

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini ka thënë se si Bashkim Evropian kanë paraqitur të gjitha objektivat e tyre për gjashtë vendet e Ballkanit dhe rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Në një intervistë për televizionin publik, Mogherini ka thënë se edhe Kosova është pjesë e strategjisë së BE’së dhe se ajo që është në tryezë për të tjerët, është e mundur edhe për Kosovën.

“Strategjia e thotë qartë se të gjithë partnerët kanë perspektivë për anëtarësim në BE. Kjo është porosi e qartë. Po përcjell mesazhin sidomos për të rinjtë, se e di sa të rëndësishëm e kanë ata këtë perspektivë. Por, Kosova duhet t’i bëjë disa gjëra, përpara se ta ketë perspektivën evropiane”, tha Mogherini.

Ajo përmendi disa nga kushtet që duhet t’i plotësojë Kosova, për të ecur përpara drejt BE-së.

“Kosova duhet të vazhdojë dialogun. Shoh interesim të liderëve për këtë çështje, andaj ajo duhet të vazhdojë përpara. Duhet guxim për këtë çështje. Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen e MSA’së dhe marrëveshjet tjera ndërkombëtare, siç është marrëveshja për Gjykatën Specialen. Reformat në Kosovë nuk po i kërkon vetëm BE’ja, por edhe qytetarët”- deklaroi Mogherini.

“Fokusi ynë duhet të jetë jeta e qytetarëve të Kosovës. kam parë dëshirën e qytetarëve që të jenë pjesë e trenit që çon në Bruksel”, shtoi ajo.

Ajo tha se Kosova nuk është në pikën zero. Madje sipas saj, ajo që është e mirë për Kosovën, është e mirë edhe për të tjerët në rajon.

“Lidershipi e din që disa hapa konkret duhet të ndërmerren. Dera është e hapur, ne ju duam brenda, të punojmë së bashku që ta arrijmë këtë qëllim”- deklaroi Mogherini.

“MSA duhet të implementohet. Me qenë si liderët kosovarë, isha fokusuar në implementimin e kësaj marrëveshje, dhe në marrëveshje tjera ndërkombëtare. Demarkacioni mund të çojë te liberalizimi i vizave. Në anën tjetër, Thaçi dhe Vuçiç u përkushtuan për fazën e re të dialogut. Është rast historik që ky rast të shfrytëzohet. BE dhe unë personalisht jemi të interesuar ta përkrahim Kosovën”, përfundoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri që mposhti kancerin është gati të rikthehet në La Liga
Previous article Donte mbështetje për qentë/ Komentuesit i kthehen KEQ: Uroj të të dali e keqja aty ku të dhemb... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT