Modelja, 21 vjeçarja Bella Hadid është shfaqur më tepër se sensuale në një ndeshje në Stadiumin “Madison Square Garden”, ku po mbahej një ndeshje basketbolli.
Ajo është shfaqur me një bluzë transparente, ngjyrë të bardhë që i ka bërë të gjithë aparatet të fokusoheshin tek ajo.
Ndërsa në rrjetin social ‘Snap’ Hadid ka nxjerrë një video ku duket qartë se ka hedhur disa kokoshka, por pa qëllim.
Ajo ka shkruajtur: ‘Më falni, realisht më falni! Jam shumë e emocionuar!’.
Dhe ne e falim Bella-n, sepse fundja ajo po bën një ‘boom’ mediatik sa herë që del në publik. Tani mediat janë tërë sy e veshë tek sfilata e rradhës e modeles amerikane, që është edhe motra e Gigi Hadid (e dashura e këngëtarit Zayn Malik)./ Përgatiti: AlpeNews.al





