Stili i veshjeve tek yjet shtatzëna të artit, kulturës e modes botërore, ka evoluar ndër vite. Kjo duket qartë për mes fotove të disa prej yjeve më të famshme nga vitet 70-të e deri në ditët e sotme. Bie në sy fare qartë se stili i Ledi Dianës, u kopjua në masë nga të tjera gra, personalitete të artit e të kulturës. Po kështu, stilii Grace së Monakos në vitin 1956 vazhdoi të kopjohej deri tek Jessica Alba në vitin 2017. Në vitet 1950-1960,grate shtatzëna tentonin të fshihnin barkun me veshjet e tyre.
Elizabeth Taylor, Jackie Kennedy, mbretëresha Elizabet II dhe Audrey Hepburn, pothuajse ndiqnin të njëjtin stil. Në vitet 70, bie në sy liria e femrës. Në vitet 1988, amerikania Demi Moore aplikon tendenca të reja. Në vitet 2000 vjen moda e pantallonave me bel poshtë.
Këtë stil e ka aplikuar e para Madonna. Në 2002, Claudia Schiffer, Victoria Beckham, Britney Spear, zbulojnë pa problem barkun e rrumbullakosur.
Veshjet në vitet 2010, synonin të zbulonin një feminilitet të theksuar.Cdo femër shtatzënë gëzon liri të kultivojë stilin e saj të preferuar. Zbuloni evolucionin e stilit të veshjeve te grate shtatzëna në vite!


























