• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOCIONI KUNDËR QEVERISË/ Parlamenti i Malit të Zi diskuton për shkarkimin e Abazoviqit
Home
Rajon

MOCIONI KUNDËR QEVERISË/ Parlamenti i Malit të Zi diskuton për shkarkimin e Abazoviqit

3 February, 2022 Delo.autor Rajon

Kuvendi i Malit të Zi më 3 shkurt do të deklarohet lidhur me iniciativën e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe propozimin për zgjedhjen e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, për atë post.

Pasi që Kuvendi i Malit të Zi ka 81 deputetë, për këtë shkarkim nevojiten votat e shumicës apo të më shumë se gjysmës së numrit të deputetëve, pra 41 vota.

Që seanca të zhvillohet duhet të jenë të pranishëm së paku 41 deputetë. I njëjti numër votash nevojitet për të futur në rend dite ndryshimin e propozuar.

Seanca është planifikuar të zgjasë tri orë.

Është e pasigurt se sa deputetë do të votojnë për shkarkimin e Abazoviqit, nëse votimi ndodh. Për momentin, vetëm Fronti Demokratik pro-Serb (DF) ka njoftuar mbështetje të qartë për shkarkimin.

Nisma e kryeministrit për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Abazoviq u ndërmor pasi Lëvizja Qytetare URA, kryetar i së cilës është Abazoviq, ka paraqitur një mocion mosbesimi kundër Qeverisë, për të cilin Parlamenti do të vendosë më 4 shkurt.

Siç thotë kryeministri në propozimin për shkarkim, më 19 janar, “pas disa muajsh mosmarrëveshje me politikën e Qeverisë, deputetët e Lëvizjes Qytetare URA, së bashku me disa deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe partive të tjera, kanë paraqitur mocionin kundër Qeverisë.

Nënkryetari Abazoviq, si kryetar i URA-s, nuk e kundërshtoi publikisht këtë iniciativë, duke iu bashkuar drejtpërdrejt atyre që punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe qëllimeve të krijuara dhe të përcaktuara bashkërisht”, thuhet në propozimin e dorëzuar nga Krivokapiq.

Kryeministri Krivokapiq e quajti konceptin e një qeverie të pakicës si “mashtrim”, të propozuar nga Abazoviqi si një opsion për zgjidhjen e krizës në të cilën u gjend koalicioni fitues i DF, Demokratëve dhe URA-s.

Abazoviqi ka propozuar konceptin e një qeverie të pakicës në të cilën, siç tha më 17 janar, nuk do të ketë vend për DPS-në e presidentit aktual Millo Gjukanoviq, as për DF-në pro-serbe, por ka shtuar se do të donte që këto opsione politike të mbështesin qeverinë e pakicës.

Kërkesat e ndërsjella për shkarkimin e kreut të ekzekutivit në Mal të Zi janë epilogu i krizës disamujore, si ndërmjet Parlamentit dhe Qeverisë, ashtu edhe brenda vetë Qeverisë.

Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, e afërt me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ndikoi drejtpërdrejt në zgjedhjen e kryeministrave dhe ministrave, u zgjodh në fillim të dhjetorit 2020 nga DF (Fronti Demokratik), Demokratët dhe Lëvizja URA.

Paralelisht me përpjekjen për zgjidhjen e krizës në institucionet e sistemit, ditët e fundit janë organizuar protesta në disa qytete malazeze, të drejtuara kundër lëvizjes URA dhe zëvendëskryeministrit Abazoviq, por edhe të gjithë atyre që mund të mbështesin konceptin e qeverisë së pakicës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SEÇ KANË DALË CA ZUZARË"/ Gjekmarkaj: Diplomatët si azilantë, është turp prej këtyre krimbave
Previous article MBI TRANSFERIMIN TEK TOTTENHAM/ Bentancur: Gati të jap 150% për Antonio Conte

Delo.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT