• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOBILIZIMI/ Veliaj e nis mëngjesin me një falënderim për Policinë Bashkiake: Ia dolëm të…
Home
Politikë

MOBILIZIMI/ Veliaj e nis mëngjesin me një falënderim për Policinë Bashkiake: Ia dolëm të…

4 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Mëngjesi i sotëm nisi me një falenderim për të gjithë punonjësit e policisë bashkiake nga ana e kryetarit të Bashkisë se Tiranës për punen e tyre gjatë tërmetit.

Nga ambientet e drejtorisë së këtij institucioni, kryebashkiaku deklaroi se Tirana diti të mobilizohet dhe të përballojë edhe këtë sfidë.

‘Doja që të isha këtu para se të shpërndaheshit për punën e ditës. Ndonjëherë na merr rrëmuja, na merr paniku, na marrin emergjencat, dhe harrojmë t’i themi njëri-tjetrit fjalën më të rëndësishme që është faleminderit. Doja që të isha sot në mëngjes për t’ju thënë faleminderit për përballimin e shtatë ditëve ndoshta më të jashtëzakonshme në 100 vitet e këtij qyteti. Tirana ka parë shumë histori, shumë ndodhi dhe ngjarje. Për disa kemi qenë të përgatitur, kemi ditur se kur kemi qenë në luftë, kemi ditur se kur kemi qenë në komunizëm dhe fukarallëk, por kjo që na ndodhi është një diçka që nuk ishim të përgatitur’, tha Veliaj.

Veliaj vlerësoi mobilizimin e shpejtë të gjithë efektivëve të policisë bashkiake, të cilët, pavarësisht se janë edhe vetë familjarë, arritën në kohë rekord të ishin në shërbim të qytetarëve.

‘Jam i sigurt që në atë kohë secili prej jush fillimisht ishte prind, bashkëshort, bir. Por fakti që në orën 4 në të gjithë territorin e Tiranës Policia Bashkike ishte në krye të detyrës, më bëri të kuptoj që thirrja e detyrës ishte po aq e shenjtë dhe e lartë po aq sa edhe thirrja e të qenit familjar.  Dhe për këtë ju vlerësoj jashtë mase. Nuk e kisha menduar kurrë që pa bërë një parapërgatitje, në punë minutash secili kishte lënë shtëpinë kishte marrë uniformën për të qenë në krye të detyrës’, theksoi ai, ndërsa shtoi se Tirana në kohë rekord përballoi emergjencën.

‘Gjëja e parë që është më e rëndësishme është që patëm një evakuim në kohë rekord. Një qytet me një milionë banorë, vetëm me 300 apo 400 trupa që kemi ne në maksimumin tonë, është një ushtrim ndoshta nga më të jashtëzakonshmit. Dhe fakti që Tirana u evakuua në pak minuta, një evakuim ndoshta që po ndodh edhe në këto 7 ditë. Kemi evakuuar deri tani rreth 50 pallate dhe kemi akoma për të evakuuar sot. E kuptoj që është një nga gjërat më të vështira, një polic nuk është vetëm dikush me uniformë që merr një person fizikisht nga vendi A në B, por është edhe psikolog, këshilltar, edhe të sillet si një motër a vëlla për të shpjeguar që jeta është më e rëndësishme se rraqet që ne mund t’i rikuperojmë’, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se sikurse u punua këtë javë, e njëjta devotshmëri të  jetë edhe në ditët e ardhshme. Veliaj theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë, ata kanë ditur gjithmonë t’ia dalin.

‘Do të doja që me të njëjtën devotshmëri që kemi punuar këto 7 ditë, dua të punojmë edhe 7, 70 ditët, apo 70 muajt e ardhshëm. Jam i bindur që kjo nuk do të jetë një krizë që do të kalojë lehtë. Qyteti i Tiranës ka marrë një grusht që e ka çuar mbrapa 10 vite. Nëse 2015 na dukej një katrahurë që duhej rikuperuar, kjo realisht na ka çuar mbrapa, do të thotë që do të duhet të bëjmë shumë investime për të rikuperuar hapësira publike apo edhe pallatet që të vijnë në vendin e duhur. Ajo që kam parë këto 7 ditë është që kur ne shqiptarët jemi bashkë, jemi të bashkuar, kur pjesa e policisë merret me emergjencat, kur pjesa e Bashkisë merret me institucionet, ne mund të bëjmë gjëra që s’kanë ndodhur më para. Dje kemi hapur 98% të kopshteve dhe çerdheve’, theksoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR PAK U VDIQ DJALI NËN RRËNOJA/ Manovrat e çiftit Qato për hotel "Palmën", si i shtuan dy kate pa leje (FOTO)
Previous article TËRMETI/ Arbana Osmani premton se do të bëjë të lumtur disa persona, stafi i emisionit të saj viziton të prekurit

k.autor

Postime të ngjashme

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT