Kapet i kërkuari për “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”. Në pranga është vënë Ervis Veizi, 31-vjec, banues ne fshatin Metoq, Sarande. Veizi, rezulton person në kërkim prej muajit shkurt 2018. Në datën 09.06.2018, Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest ne burg” për “prodhim dhe shitje të lendëve narkotike”.
Sipas hetimeve, Veizi është pjese e një grupi kriminal prej 16 personash, të goditur nga policia e Sarandës ne shkurt 2018, të cilët kryenin trafik droge drejt Greqisë.
Veizi akuzohet si transportues i lendes narkotike nga fshati Shales drejt kufirit te gjelber.