• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Mjerë ajo poezi që shitet një kafe turke, “maqedonase”, ose çaj rusi!
Home
Kulturë

Mjerë ajo poezi që shitet një kafe turke, “maqedonase”, ose çaj rusi!

19 March, 2018 k.autor Kulturë

Edhe, turruni ta vajtoni nateditë atë “poet” me gra Zajazi, që dalldiset pas një kafeje dhe çaj rusi. Përmëkeq, Ditën e Poezisë Botërore (?!) me trumbeta nëpët Bit-Pazar të Shkupit. Organizimet e arnuara poetike partiake dhe “revolucionare”. Vit, kur “kryevepra” e shahirit të Katundit Madh, sot përkthehet nga gjuha letrare shqipe, në atë të dialektit gegërishte?! Kohë, kur Bit-Pazari nateditë mbytet me kafe turku, “maqedonase” e çaj rusi nëpër lokale nate. “Vaj Vatani, e mjerë mileti”, do ta ngrente zërin sot në kupë të qiellit, po të ishte gjallë Noli i Madh edhe në Amerikë.

Faik Konica, Burri i salloneve të Parisit: as nuk do t’ia hudhte syrin “artit” të tyre “elitar” mes tymit të duhanit mjegull me “kajmak” nëpër Çajtore. Poezinë shqipe, që e përfaqsojnë askushët. Poetë anonimë, që nuk i njeh nëna e tyre e ku më Katundi i Madh. I çuditshëm është fakti, sesi: këto “poetë” mëhalle, marrin guximin të lexojnë poezi dhe prezentojnë poezinë shqipe me kafe turke e “maqedonase” dhe çaj rusi, “përkarshi” poetëve të salloneve aristokrate para syve të botës me ibrikët e rakisë rrushit dhe shtambave me verë kokë më kokë me mike deri në agim.

Vetëm, hidhnju një sy biografive të artistëve botëror, atyre shqiptarë Rilindas dhe bashkëkohorë: shumica kanë qenë bejlerë e aristokratë. E kanë shkrirë gjithë pasurinë e trashëguar në shërbim të arsimit, artit dhe popullit. Krijimtaria kulmore artistike nuk krijohet me bark të zbrazët, kur mendjen nateditë e ke te buka e përditshme. Zorrët të këndojnë gjithë natën në bark. Jorastësisht, shumica e poetëve kanë qenë edhe poetë të Oborreve Mbretërore. Gjatë një kohe edhe të kabineteve të sistemit komunist. Vite më vonë, edhe krijuesë të përkrahur nga Shteti i “përbashkët” komunist e neokomunist. Megjithatë, pak vetë këmbadoras kanë hipur majeve, në Baba Tomorr. Malin e Perëndive, ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri me Hënën. Herët, i kanë hapur krah më krah dyert e fantazisë: Portën e Madhe. Driteret, po edhe oxhakun mbi çati. Ende, pa lindur Dielli kanë fluturuar në Qiell.

Rasti më i freskët, “poezitë” e poetëve vashdojnë të shiten: “Paguaj me poezi” një kafe dhe çaj rusi në Shkup dhe Veles. Edhe, atë: fatkeqësisht në Shkup, ku poezia ashtu edhe ashtu krijohet me një kafe turke, “maqedonase” dhe çaj rusi. Problem tjetër më vete është ai, se: poetët pjesmarrës të këtyre ditëve dhe netëve poetike, shumica janë emra të hurit, litarit, kallirit dhe Kandarit të Çajupit. Bythekrye, përfundojnë në një thes me arna politike ideologjike, as edhe pa një verore përdore. Ditën e Shëngjergjit, kur Nana herët në mëngjes me një thupër thane i stëpik me ujë, t’i zgjojë nga gjumi. Që, pas një muaji, atë verore ta hudhin nga Ura e gurit në Vardar. Mallëra me afat të skaduar përdorimi, gjithë jetën të shitur për një kafe e çaj rusi. E ju prisni me këto “zarzavate” Kopështi të arrini majat e poezisë botërore?! Kurrë!!!

Poezi, të cilën nuk e shitën për një kafe e çaj rusi: Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Jeronim De Rada, Zef Serembe, Asdreni, Çajupi, Lasgush Poradeci, Frederik Rreshpja, Mirko Gashi, Hida Halimi, Ymer Shkreli, Gani Xhafolli, Tin Ujeviq, Khajami, Uolt Uitmen, Hajne, Safo, Jesenin, Zhak Prever, Pushkini, Ana Ahmatova, Cvjetajeva, Pol Elyar, Zhak Preveri e Herman Hesse…

Jo, them Unë me plot gojën! Poezia, që shitet për një kafe dhe çaj rusi, nuk e meriton as edhe një pordhë artistike, e ku më një duartrokitje frenetike.

Edhe nëse, blerësit e zakonshëm janë partizanët e partive politike. Endacakë arti, që gjejnë pak hapsirë për të mbjellur farën e tyre në Trojet Shqiptare. Askushët, që bëjnë biznes me poezinë shqipe, janë viça të palëpi të Koperativave bujqësore. Këmbekrye në grazhd të Lopës. Mund, poezinë t’ua fal miqve, mikeve edhe t’ua shes armiqve.

Vetëmse, jo edhe ta shes aq lirë: një kafe dhe çaj rusi…

NGA KALOSH ÇELIKU

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Shqiptari me 15 EMRA dënohet me 108 vite burg, lirohet pas 8 vitesh pasi... (FOTO)
Previous article Merren me Ilda Bejlerin por kjo gaze…arja qenka, ç’qenka!”/ Dasara Karaiskaj “thumbon viktimën" e radhës?

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT