• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mjeku nuk pranon të shkojë në Peshkopi: Unë më të lehtë e kam të mësoj gjermanisht, se sa gegërisht
Home
Sociale

Mjeku nuk pranon të shkojë në Peshkopi: Unë më të lehtë e kam të mësoj gjermanisht, se sa gegërisht

23 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Erald Koçiaj, ka 9 muaj që punon në spitalin rajonal të Korçës, si kirurg i përgjithshëm . Në kohën kur ishte maturant, Eraldi fitoi një bursë nga Ministria e Arsimit për në Rusi, një vend i largët dhe i panjohur për të, ku studioi plot 12 vite.

Gjatë qëndrimit në Shën Petërburg e më pas në Moskë, Eraldi u specializua si kirurg dhe punoi si asistent në disa spitale.

“Për të punuar në Rusi në një institucion shtetëror duhet të jesh shtetas rus po ashtu edhe kostoja e jetesës në Moskë është shumë e lartë. Vendosa të kthehesha sepse nuk po bëja një zgjedhje midis Moskës dhe Bangladeshit por po bëja një zgjedhje midis Moskës dhe një shteti ku unë kam lindur dhe kam të gjithë të afërmit e mi dhe mendova se ia vlente që të jepja kontributin tim këtu në Shqipëri”, thotë Koçiaj.

Dëshira për të punuar si kirurg në Shqipëri, sfidoi largësinë nga nëna e tij, e cila jeton e vetme në Ballsh. Në listën e vendeve vakante në spitalet rajonale, Eraldit i propozuan sërish dy qytete më dëborë, Peshkopinë dhe Korçën; Eraldi zgjodhi Korçën.

“Një mjek i cili ka gradë shkencore, ka kualifikim pedagog do të preferonte që të punonte në një qendër spitalore universitare por në rast se një mundësi e tillë nuk ofrohet atëherë mbetet të zgjedhësh një nga spitalet rajonale. Më thanë për të shkuar njëherë në Peshkopi, por unë i thashë që e kam më të lehtë të mesoj gjermanishten se sa gegërisht. Unë për Korçën kisha vetëm një paraqitje gjeografike, e dija se ku ndodhej territorialisht por nuk kisha qenë ndonjëherë në Korçë, për mua ishte diçka shumë e re”, vijon Eraldi.

Por kjo zgjedhje nuk është vetëm vullnetare. Ndikim ka pasur edhe shpërblimi financiar. Doktori Eraldi është nga ata mjekë që kanë fituar nga bonusi i Ministrisë së Shëndetësisë për të punuar aty ku mjekët mungojnë, dhe paga e tij prej 200 mijë lekë në muaj është më e lartë se paga e një ministri.

“Mua më mjafton deri në fund të muajit ku përfshihen shpenzimet e përditshme, ndonjë shërbim i vogël makine , qiraja e shtëpisë dhe lëvizjet që unë bëj në fundjavë”, thotë Eraldi.

Megjithatë krahasuar me eksperiencën e tij në Moskë, shpesh atij i duket se po bën hapa mbrapa, pasi në spitalet rajonale si ai i Korçës punohet akoma me metoda tradicionale për operacionet e pacientëve.

“Këtu në Korçë ofrohet shërbim mjekësor, flas për pjesën kirurgjikale për pacientët dhe ky ka një nivel të caktuar. Mendoj se niveli duhet të jetë më i lartë dhe duhet që teknikat tradicionale të zëvendësohen me teknika mini-invazive. Operacionet që kam kryer deri në këtë moment kanë qënë të gjitha me metoda tradicionale”, rrëfen ai.

Për të ardhmen Erald Koçiaj dëshiron të provoj veten në spitale si ai i Fierit ose i Durrësit, ku edhe fluksi i pacientëve që vijnë është më i madh, ku edhe mund të përdorë ato metoda moderne pune, që iu deshën vite t’i mësonte./ tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Diferenca e thellë pas 16 javësh, ja çelësi i suksesit të Skënderbeut
Previous article Letra e Metës për Donald Trump, analistët: E nxituar, foshnjarake dhe qesharake

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT