• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MJEKËT I DHANË TRE JAVË JETË/ Sot Artiola bën praktikë në spitalin ku u shërua nga kanceri
Home
Sociale

MJEKËT I DHANË TRE JAVË JETË/ Sot Artiola bën praktikë në spitalin ku u shërua nga kanceri

10 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Nje histori frymezuese ajo e Artioles nga Shqiperia. Në vitin 2010, Artiola atëbotë 13-vjeçare nga Shqipëria, u dergua ne Kärnten të Austrisë me një diagnozë të leukemisë limfatike. Mjeket ne Shqiperi i dhane tre jave jete.

Atje, u trajtua per fat me shume sukses në Spitalin e Klagenfurtit. Sot ajo është duke studiuar mjekësinë dhe aktualisht po bën një praktikë në spital ne ndihme te pacienteve.

“Është një ndjenjë shumë e mirë për të fituar përvojën time të parë praktike këtu. Sa shumë fytyra të njohura, sa kujtime të shumta”, ka thënë Artiola më 1 gusht 2018, kur ajo u pranua në praktikë e saj njëmujore në Repartin e mjekësisë për fëmijë dhe adoleshentë.

Pacientët e vegjël në pavijonin e kancerit të pediatrisë e prekin më shumë: “Nga përvoja ime personale mund ta paramendoj se si ndjehen ata. Çfarë frike dhe shpresa që kanë dhe se sa e vështirë mund të jetë ndonjëherë”. Kjo është arsyeja përse ajo ka filluar të studiojë mjekësinë. Shqiptarja 22-vjeçare, në javët e ardhshme do të njoftohet me proceset e një spitali nën udhëheqjen e Dr. Prim. Wilhelm Kaulfersch, përcjell albinfo.ch.

Artiola është veçanërisht e impresionuar nga neonatologjia. “Unë kurrë nuk kam parë një fëmijë të tillë të vogël”. Por, studenten e re e ka impresionuar edhe kardiologjia pediatrike, pasi asaj i interesojnë problemet e fëmijëve dhe adoleshentëve që ata i kanë me zemër .

Nuk mund të pronocohet me siguri nëse ajo në të vërtetë dëshiron të bëhet një pediatre. “Psikiatria dhe neurologjia, si dhe onkologjia do të më irritonin gjithashtu.

Onkologjia kryesisht për shkak se në këtë fushë ka shumë për të bërë. Hulumtimet në të gjitha fushat e terapisë së kancerit po përparojnë me shpejtësi të madhe”, vazhdon Artiola për “ORF”, përcjell Albinfo.ch.

Në tre vitet e ardhshëm, ajo dëshiron të angazhohet dhe pastaj të përfundojë një trajnim të specializuar përkatës.

Nga mesi i korrikut 2010, mjekët në Shqipëri kishin diagnostikuar “leukeminë limfatike”, duke i dhënë Artiolës shpresa për jetë prej vetëm tre javësh. Sipërmarrësi austriak Robert Rogner, vajzën e mori në Austri me shpenzimet e veta dhe e financoi trajtimin mjekësor në Spitalin e Klagenfurtit.

Pas dy vitesh të trajtimit intensiv, Artiola ka mundur të dalë e shëndoshë nga spitali. Tetë vite pas diagnozës së saj, ajo sot llogaritet si e shëruar.

Që atëherë, Artiola ka gjetur dy “mentorë” të tjerë të rëndësishëm në mjekun nga Villach, Bernd Mirtl dhe bashkëshorten e tij, të cilët asaj i kanë ofruar mbështetje të përkohshme qysh atëherë dhe duke e ndihmuar atë për t`i financuar studimet e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLUMB SHKODRANIT/ Vrasësit e FATBARDH LICIT dogjën makinën. Polici gjeti mjetin në...
Previous article Djokovic e Sharapova eliminohen nga Toronto, "shpëtojnë" Nadal e Halep

k.autor

Postime të ngjashme

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari Aktualitet

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT