• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MJEKËSIA NUK ËSHTË THJESHT NJË ZANAT”/ Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore
Home
Politikë

“MJEKËSIA NUK ËSHTË THJESHT NJË ZANAT”/ Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

28 March, 2026 s.autor Politikë

Këtë të shtunë, më 28 mars, u zhvillua Konferenca XXII Kombëtare e Gastro- Entero- Hepatologjisë, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Si mjek në profesion, gjatë fjalës përshëndetëse Begajt theksoi rëndësinë e mjekut në shoqëri, duke vënë në pah humanizmin, profesionalizmin, integritetin dhe sakrificën.

“Mjekësia, profesioni i mjekut, nuk është thjesht zanat; është një mënyrë të menduari që e merr me vete kudo. Ajo të mëson të dëgjosh dhe të hulumtosh me kujdes, të kërkosh shkakun përtej simptomës dhe të mos harrosh se pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore”, u shpreh presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit u ndal te rëndësia e marrëdhënies mes mjekut dhe pacientit, duke e cilësuar të pazëvendësueshëm rolin human të mjekut dhe përgjegjësinë e tij përballë transformimeve teknologjike.

Në këtë konferencë, Presidenti i Republikës përcolli mesazhin për rritjen e besimit në marrëdhënien pacient–mjek dhe në trajtimin mjekësor, në mënyrë që në klinikat dhe spitalet tona pacienti të ndiejë se shkenca dhe humanizmi ecin krah për krah.

“Kjo konferencë është dëshmi e qartë se mjekësia shqiptare është në lëvizje, zhvillohet, përditësohet dhe sfidon veten. Diskutimet mbi risitë në diagnostikim, trajtim, përvojat klinike dhe kërkimet shkencore nuk janë vetëm shkëmbim informacioni, por investim i drejtpërdrejtë në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, deklaroi Begaj.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për platforma të tilla diskutimi që kontribuojnë në avancimin e mjekësisë shqiptare.

“Konferenca XXII Kombëtare e Gastro- Entero- Hepatologjisë nuk është thjesht një mbledhje shkencore e radhës; është vendi ku bashkohen mendja, përvoja dhe pasioni i mjekësisë shqiptare”, vlerësoi Presidenti Begaj.

“Sistemi shëndetësor nuk qëndron mbi ndërtesa, por mbi profesionalizmin, integritetin dhe sakrificën tuaj”, iu drejtua Presidenti mjekëve, duke theksuar edhe sfidat me të cilat përballet mjekësia sot, përfshirë inteligjencën artificiale.

“Teknologjia ndihmon. Inteligjenca artificiale orienton. Por vendimin e merr mjeku. Sepse mjekësia nuk është vetëm shkencë; është gjykim dhe përgjegjësi, është etikë dhe marrëdhënie njerëzore. Brenda pak sekondash, inteligjenca artificiale mund të analizojë mijëra imazhe endoskopike, por ajo nuk mund të ndiejë shtrëngimin e dorës së një pacienti që ka frikë nga diagnoza”, u shpreh presidenti, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënies pacient–mjek, e cila nuk duhet të cenohet nga këto zhvillime.

Në përmbyllje, në një reflektim filozofik mbi sfidat e mjekësisë mes shkencës dhe humanizmit, presidenti Begaj iu referua veprës së Pikasos “Shkenca dhe Bamirësia”, që sipas tij mund të na ofrojë ende reflektime të rëndësishme mbi praktikën mjekësore, ndërlidhjen e saj me standardet socio-kulturore, si dhe mbi disa nga sfidat e sotme dhe të ardhshme të mjekësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Shpërndanin drogë në lokalet e natës në Bllok, 9 në pranga, dy në kërkim
Previous article ZBULOHEN POROSITË E RAMËS PËR DEPUTETËT DHE MINISTRAT/ Çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT