Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Mirditë, ku një fëmijë ka mbetur i vrarë.
Një 15 vjeçar dyshohet se duke luajtur me vëllain e tij ka shkrepur armën nga pakujdesia duke e lënë kështu të vdekur. Fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat kanë sekuestruar 2 gëzhoja. Sipas policisë 15 vjeçari E.T ka vrarë padashje me armë vëllain e tij 12 vjeç D.T./AlpeNews.al/
Njoftimi i policisë
Më datë 15.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan – Mirditë , dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E.T. nga pakujdesia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij shtetasin D.T. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.
Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Shtetasi E.T., babai i tij, si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


