• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mithat Havari: Ja kush ishte “Artilieri”, spiuni i Sigurimit të Shtetit në qeverisjen e djathtë që më sulmoi nga gazeta e Ylli Rakipit
Home
Aktualitet

Mithat Havari: Ja kush ishte “Artilieri”, spiuni i Sigurimit të Shtetit në qeverisjen e djathtë që më sulmoi nga gazeta e Ylli Rakipit

11 October, 2017 Editor Aktualitet

Mit’hat Havari, ish-drejtues i lartë i policisë, ka denoncuar një rast mbi infiltrimin e ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit në strukturën e mazhorancës së djathtë kur morën pushtetin në vitin 1992.

Havari shkruan trgon bisedat me Sabri Godon dhe Ylli Rakipin në gazetën e së djathtës.

Ja postimi i plotë

 

Ne kohet e mia te “lavdishme” kur kryeja detyren e drejtorit te policis ne Elbasan ne vite 1992 1994 punoja fort me idealizem , perkushtim e profesionizem per vendosjen e rendit publik qe ishte aq i ndjeshem per qytetaret pa dallim feje krahine ideje .

Sigurisht formimi im si njeri nuk bente diferencime me kategorin e shkelesve te ligjit , por ndeshkoheshin te barabarte .

Sjellja ime “harbute”me njerezit e partis ne pushtet dhe aleatet e saj , kishte rene ne sy per “keq” dhe kjo gje nuk ju pelqente , ju kisha prere krahet thot populli , nuk po fusnin gje ne dhembe , as kjoskat nuk i lejova te ndertoheshin , ato mbine si kerpurdhat pas largimit tim .

Ne ate periudhe ishte vetem TVSH , dhe pak gazeta partiake , midis tyre dhe Republika , organ i P.Republikane dhe shefi i saj ishte i ndjeri Sabri Godo .

Kjo gazete kishte filluar nje fushate “armiqesore” ndaj meje ku nepermjet shpifjeve dizinformonin opinioni publik rreth personit tim dhe punes qe kryeja .

Kujtoj qe rendi publik ne Elbasan ne ate periudhe ishte model , sigurisht nuk behet fjale per ngjarje te renda si ajo qe ndodhi dite me pare ne Elbasan . Isha “mbret” i ligjit ne ate qytet te bukur dhe me njerez te mire.

Une nuk kisha kohe te lexoja shtypin e dites dhe nese vreja ndonje gje kunder meje , nuk e merrja seriozisht , pasi e dija kush isha dhe ç’pune te veshtire kryeja .

Nje dite babai im me thote:” More , bir ç’ka ajo gazeta Republika qe te sulmon aq keq “?.

Nuk e di iu pergjigja Xhevit Havarit arsyen , por as me shqeteson kjo gje , nuk varem nga ai , une kam minister , kryeminster e president nga partia ne pushtet etj..

Por im ate nguli kembe te takoja Sabri Godon duke me thene se ishte dhe “antar i byros politike” me qesendi , jo per gje por i thone nje fjale ” shpif shpif se diçka do mbetet “.

E degjova keshillen aterore , e nje dite shkova tek selia e PR qe ndodhej mbi maternitetin “Nena mbretresh”tek rruga ” Zogu i pare ” sot .

Takova Ylli Rakipin kryeredaktor i gazetes , te cilin e njihja pak ne Elbasan dhe e pyeta , perse me sulmoni , ku i gjeni argumentat , do ju hedh ne gjyq etj .

Ylli me tha se ke nga une , por ..dhe ngriti gishtin e madh te dores , e kuptova iu pergjigja , me krijon nje takim me z.Godo ?, po mor tha Ylli dhe per pak minuta u gjenda ne zyren e kryetarit .

E pershendeta ashtu si di une me dinjitet e serioz , Godo nuk i ngriti syte , veç me dha nje koke te ftohte , nuk mu durua dhe ju drejtova me fjalet ” z.Godo po ju ngrini koken me shihni ne sy , une nuk jam ndonje rrugaç , por zyrtar shteti , as ju kam vrare e prere .

Pauz , ngriti koken e me tha ; Ju Dukatasit jini trima , edhe te meçur ja ktheva, po po vazhdoi edhe ironiker jini , nuk fola shenje respekti nga ana ime.

Perse me sulmoni ju drejtova me gazeten tuaj ?!. Po ja ma ktheu rende rende atje ne Elbasan flasin keq per ty etj .

Normal ja ktheva une nuk jam drejtor i baletit edhe atje do me sulmonin nese nuk lejoja pa drejtesi , e jo qe jam kryetar i rendit publik dhe sigurisht prish interesa te shum fishta etj argumenta te ketij lloi nga ana ime ..

Z.Godo vazhdova une kerkoj qe ne 10 qyetare 7 te flasin mire , 3 keq , keshtu do ndihesha komod miq te gjith nuk i ben dot , nuk ben vellezerit e tu , e jo boten .

Vuri buzen ne gaz e shtoi , me pelqeu ky argument nuk e kisha degjuar me pare .

Pas kesaj biseda u shtrua dhe burri i urte por i “hidhur” , me beri te njohur nje fakt se kishim lidhje krushqie pasi vellai i babait tim Rrahman Havari kishte marre per grua kusheriren e pare te Sabriut nga Delvina e vila vinte nga rrace bejleresh .

U ndava me te , per tu takuar pas vitesh ne hotel Rogner ku mbi tavoline i vendosa nje dokument zyrtar ku shkruhej se zv .kryetari i PR ne elbasan ne ato vite qe me sulmonin ne gazeten e tyre , kishte qene bashke puntori i sigurimit te shtetit me pseudonim “Artilieri” i cili me kishte raportuar mua disa here ne zyrat famkeqe te organeve te diktatures se proletariatit .

Zotoi Godo pasi e lexoi me tha ; prandaj me servilosej ai mua ?.

Jo ju pergjigja , kjo ishte strategji per te goditur demokratet gjenetik , ju e vazhduat dhe me pas luften ndaj meje me ate gazete , deri sa ju denoncova ne gjykate dhe u ndeshkuat me 3 milione lek te vjetra dhe une nuk i mora leket , thjesht ju diskretitova publikisht .

U ndava me plakun Godo per te mos u takuar kurre me te .

E solla si kujtim te hidhur , pasi kane lene gjurme ne karieren time dhe jeten sigurisht .Ishte nje lufte e pa drejte qe me benin dhe qe nuk e meritoja .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet mamaja e Damian Gjiknurit/ Ja shuma që mu vodh
Previous article Të enjten një asteroid kalon pranë planetit tonë

Editor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT