• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ Protestat nuk janë të opozitës, por të qytetarëve!
Home
Politikë

“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ Protestat nuk janë të opozitës, por të qytetarëve!

2 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Një nga mitet më të përhapura nga ana e lidershipit të opozitës dhe propogandës së tyre, pas djegies së mandateve dhe mosfutjes në zgjedhjet e 30 Qershorit, është ai i përcaktimit të organizimeve të tyre publike, si “protesta popullore”.

ALIBIA E OPOZITËS:
Në një status në facebook-un e saj, në lidhje me protestën e thirrur sot nga “Opozita e Bashkuar”, kryetarja e LSI, znj. Monika Kryemadhi shkruan:
“Sot është dita e qytetarëve.
Prandaj të gjithë bashkë,
pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar,
burra apo gra,
nga fshati apo nga qyteti,
nga Jugu a nga Veriu,
me apo pa parti,
të majtë apo të djathtë,
të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!”

NËSE DO ISHIN POPULLORE:
Protestat nëse do ishin vërtetë popullore, ato do të organizoheshin në mënyrë spontane nga vetë qytetarët. Shkak për protesta të tilla bëhen nevojat, pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre kolektive për zgjidhjen e çështjeve apo problemeve të ndryshme, për të cilat nuk ka patur sensibilitet. Duke tërhequr vëmendjen e medias dhe rrjeteve sociale, këto tubime detyrojnë shtetin, qeverinë lokale apo qëndrore që të vihet në lëvizje për ta zgjidhur shqetësimin e adresuar. E tillë ka qenë përshembull protesta e banorëve të Kukësit kundër tarifës së kalimit të tyre me automjete në Rrugën e “Kombit”. Dihet tashmë se ajo përfundoi në favor të qyetarëve, të cilët sot përfitojnë tarifa preferenciale.

PSE PROTESTAT JANË PARTIAKE
Protestat si ajo e sotmja në Tiranë, janë partiake sepse ato janë të thirrura dhe të organizuara, nga lidershipi i partive të opozitës jashtparlamentare. Janë drejtuesit e këtyre partive që kërkojnë leje me shkrim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës apo qyteteve të tjera, si organizatore të tyre. Ata caktojnë ditën, datën, vendin e protestës si dhe kohëzgjatjen e saj, përfshi edhe detaje të tjera që kërkon zbatimi i ligjit për tubimet. Në to shkojnë drejtuesit e këtyre partive në qendër e në bazë, ish deputetët, kryetarët e bashkive dhe punonjësit e administrave të tyre, militantë dhe anëtar partie që presin të riemërohen në poste drejtuese, nëse kjo opozitë do vijë sërisht në pushtet. Ndaj trajtimi i tyre si “protesta popullore”, është një “mit i rremë”.
PËRFUNDIMI:
Asnjë qeveri në botë nuk është rrezuar nga protestat partiake të një elite politike në opozitë e cila kërkon që hallin e vet personal, ta shesë si hallin e qytetarëve shqiptarë dhe si hall kombëtar.

/Marrë nga: Alfred Pez@, blogu personal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËMBIMI ICARDI-DYBALA/ Inter dhe Zonja e Vjetër për realizimin e goditjes kanë problemin tek...
Previous article PËRFUNDOI EDICIONI 2018-19/ Shpallen 3 lojtarët më të mirë të Champions, asnjë i Liverpool

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT