Një nga mitet e rreme më të përhapura nga ana e “Opozitës së Bashkuar”, propaganda pranë saj dhe mediat kundër qeverisë, është ajo që lidhet me justifikimin e përdorur gjerësisht se një nga arsyet e djegies së mandateve të deputetëve, daljes nga Parlamenti dhe sistemi politik i vendit, lidhet me pretendimin se “PS vodhi zgjedhjet e 2017”.
PRETENDIMI:
Zjedhjet e 25 Qershorit 2017 ishin më të dobëtat e zhvilluara pas 1990 në Shqipëri. Ato ishin një masakër e vërtetë elektorale.
REALITETI:
Nuk është e vërtetë. Partia Demokratike sipas marrëveshjes së 17-18 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të saj Basha, kishte në qeveri zv/ Kryeministren dhe 6-7 ministrat kryesorë. Mes tyre edhe ministrin e Brendshëm dhe Kryetarin e KQZ. Të dyja këto, janë dy institucionet e vetme përgjegjëse për kontrollin, menaxhimin dhe çertifikimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.
PAS ZGJEDHJEVE:
Vendimi i KQZ për çertifikimin e zgjedhjeve ishte me votën pro të 7 anëtarëve të tij, asnjë votë kundër e asnjë abstenim. Të 35 mijë vëzhguesit, nga të cilët gjysma ishin të PD, nuk kanë bërë asnjë ankim për parregullsi. Në Kolegjin Elektoral, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, nuk ka patur asnjë ankim. PD mori 240 mijë vota më pak se 4 vjet përpara (2013). PS fitoi 74 mandate deputetësh, ndërsa PD vetëm 43 mandate. Diferenca mes PS dhe PD ishte 31 mandate deputetësh. Eshtë e pakonceptueshme që një diferencë e tillë të ketë ardhur si rezultat i pretendimeve të sotme të opozitës që krejt papritur u kujtua pas 2 vjetësh për ti kontestuar?!
SHITBLERJA E VOTËS
Pretendimi 1
Opozita: Raporti i OSBE/ODIHR konkludon se 20% e votave në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, janë shitblerë.
Realiteti: Nuk është e vërtetë. Kjo e dhënë ka dalë nga një studim i një organizate jo qeveritare që i referohet një anketimi në lidhje me perceptimin publik dhe jo në prova, rreth këtij fenomeni.
Pretendimi 2
Opozita: Ka një raport prej 142 faqesh që mban firmën e ish- zv. Kryeministres dhe Kryetare e Task Forcës Ledina Mandija, në lidhje me zgjedhjet e 2017, që evidenton fenomenin e shitblerjes së votës.
Realiteti: Nuk është e vërtetë. Në konkluzionet dhe rekomanimet e këtij raporti, në vetëm 3-4 rreshta krejt të përgjithshme, thjeshtë sa përmendet ky term. Në të nuk është referuar asnjë emër, asnjë shifër, asnjë provë dhe asnjë fakt.
KONKUZIONI: Pretendimi i opozitës se doli nga Parlamenti pas 20 muajsh nga përfundimi i zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017, se PS i vodhi apo i bleu ato, është një mit i rremë.
/Marrë nga: Alfred Pez@, blogu personal