• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ Në protestën e ardhme fjalën do ta ketë vetëm sovrani!
Home
Politikë

“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ Në protestën e ardhme fjalën do ta ketë vetëm sovrani!

3 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

“Në protestën e ardhme fjalën do ta ketë vetëm sovrani!”

Në protestën e 2 qershorit në Tiranë, Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se “në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë sovrani. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak sesa të jetohet sovrani të flasë me votë. Pranojeni sot, ose në protestën e ardhshme do të jetë sovrani që do ta flasë”.

“O POPULL, SA GJERA BËHEN NË EMRIN TËND…”
Kjo frazë e thënë nga Sandër Prosi në njërën nga skenat e filmit “Gjeneral gramafoni”, përpara se ta varnin në emër të popullit, mbetet universale kur është fjala për politikën shqiptare. Në gjithë diskurin publik të lidershipit të opozitës sonë jashtparlamentare, por sidomos nga momenti kur u vendos djegia e mandateve të deputetëve të saj e deri më sot, është folur gjithmonë në emër të popullit.

NË EMËR TË SOVRANIT
Lidershipi i opozitës tha se: “Mandatet i lamë se dëgjuam urdhërin e sovranit”. “Nga Parlamenti dolëm se dëgjuam zërin e sovranit”. “Protestat janë në dorë të sovranit”, etj. Dhe se ajo që po ndodh sot në Shqipëri është një “revolucion popullor”. Pasi dështoi strategjia e protestave përballë Parlamentit sa herë kishte séance plenare, u tha se “populli do fillojë mosbindjen civile”. Pasi dështoi edhe ajo tani që u pranua se protestat e organizuara janë partiake, në to flitet se situatën në dorë përsëri do ta mari sovrani. A thua se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi e kanë sovranin një lodër me kurdisje në dorën e tyre dhe kur duan ata sovrani vihet në lëvizje dhe kur nuk e kurdisin ata, atëherë sovrani rri urtë. Thjeshtë si një orendi e pa vlerë, që lihet për zbukurim, atje ku e vendosin liderët tanë politikë.

REALITETI
Askush nga lidershipi i opozitës nuk bëri asnjë konsultim me qytetarët, asnjë anketim apo tur takimesh anekënd vendit, për të folur apo për të pyetur qytetarët: As kur dogjën mandatet. As kur dolën nga Parlamenti. As kur vendosën që të dalin nga institucionet në rrugë. As kur firmosën marrëveshjen me liderët e “Opozitës së Bashkuar” për të mos u futur në zgjedhjet e 30 Qershorit.

KUSH FLET NË EMËR TË POPULLIT
Siç kuptohet nga e gjithë kjo paradë, asgjë nuk e justifikon retorikën e lidershipit opozitar se “në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani”. Sepse ata as kanë patur dhe as nuk kanë, asnjë tagër mbi të. Historia e njerëzimit njeh vëtet raste kur një partitë politike flasin në emër të popullit. E të vetmet që kanë folur ne emër të sovranit janë partitë bolshevike në diktaturat komuniste, sipas slloganit të tyre të njohur: “Çthotë populli bën partia, çdo partia bën populli!”

PËRFUNIMI
Ligjërimi i lidershipit të opozitës jashtparlamentare në emër të popullit, është një mit i rremë.

/Marrë nga: Alfred Pez@, blogu personal

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA POLITIKE/ Kisha Orthodhokse Autoqefale: Të lutemi që Perëndia…
Previous article "PORTRETI FAMILJAR"/ Beatrix Ramosaj publikon videot e rralla të babait të ndjerë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT