• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MITET E RREME TË 30 QERSHORIT/ Botimi në Fletoren Zyrtare i jep legjitimitet çdekretimit të zgjedhjeve
Home
Politikë

MITET E RREME TË 30 QERSHORIT/ Botimi në Fletoren Zyrtare i jep legjitimitet çdekretimit të zgjedhjeve

19 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Alfred Peza 

Një nga mitet më të reja të rreme, të përhapura nga lidershipi i opozitës së rrugës dhe propoganda e saj, lidhet me Dekretin e Presidentit Meta për shfuqizimin e 30 Qershorit si datë zgjedhjesh.

Miti

Meqë është botuar në Fletoren Zyrtare, kjo e bën zyrtar dhe të detyrueshëm për zbatim, vetë derketin që e lë vendin pa zgjedhje të përgjithshme lokale.

Realiteti

Në ligjin “Për Organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare”, nuk ka asnjë nen apo pikë të tij, që flet për rastet kur NUK botohet një dekret në “Fletoren Zyrtare”.

Sepse ligji përcakton vetëm rregullat dhe procedurat për botimet që shkojnë në këtë qendër. Por, në asnjë rast Qendra e Botimeve Zyrtare nuk ka atributet e një gjykate, që të japë verdiktin nëse dekretet, ligjet, etj që ajo duhet të botojë, janë kushtetutese ose jo kushtetuese.

Shembull

Përgjatë viteve qëshkurse është krijuar Gjykata Kushtetutese në Shqipëri, janë plot 70 ligje që janë shpallur si antikueshtuese prej saj. Por, të gjitha këto ligje gjenden sot në Fletoret Zyrtare, të dokumentuara dhe arkivuara. Çka do të thotë se qenia e tyre aty, e zeza mbi të bardhë, nuk i bën këto ligje zyrtarisht të aplikueshme.

Pse ndodh kjo?

Sepse shteti ka kujtesë institucionale dhe në çdo rast ato ligje dhe dekrete antikushtetutese, duhet të jenë aty për tu studiuar, evindentuar, analizuar dhe për historinë.

Dekreti është nul

Sepse e ka gjykuar KQZ, e cila sipas një vendimi të Kolgjeit të Gjykatës Kushtetutese (150/2017) është institucioni që e gjykon, sëbashku me Kolegjin Zgjedhor, nëse ky vendim ankimohet.

Konstatimi i pavlefshmërisë absolute nyk bëhet nga Fletorja Zyrtare, por nga një organ publik ku ka në analizë një çështje e cila impaktohet nga ky akt absolutisht i pavlfshëm, siç është në këtë rast dekreti i Presidentit Meta për anullimin e 30 Qershorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRETA NË HISTORI/ Ndahet nga jeta personi më i VJETËR në Evropë
Previous article "TË PAVLEFSHME"/ Meta njofton OSBE/ODHIR: Procesi zgjedhor është nul

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT