• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MISTERI/ Vajza që qan natën në varreza alarmon banorët dhe policinë
Home
Jetë

MISTERI/ Vajza që qan natën në varreza alarmon banorët dhe policinë

3 May, 2018 Ina.Autor Jetë

Misteri i një vajze të re, e cila ka shkuar në varreza duke folur dhe qarë në krye të varrit të një gruaje që kishte humbur jetën 35 vite më parë, vijon të mbajë pezull një qytet të tërë.

Sipas një prej gazetave më të mëdha turke, “Hurriyet” për herë të parë vajza 15-16 vjeçare është parë në varrezat e Çorumit, në Turqi, natën e 26 Prillit, ndërsa prej asaj kohe ka shkuar atje edhe 4 netë të tjera. Sipas punonjësve të varrezave, e reja ka shkuar tek varri i Fatma Ç., e cila ka humbur jetën në vitin 1982. Sipas tyre ajo fliste me vete dhe qante.

Media turke raporton se lëvizjet e vajzës dhe të shumë personave kureshtarë që janë afruar natën tek varrezat për të parë kush është ajo, ka vënë në alarm edhe forcat e policisë.

Natën e 30 Prillit disa policë kanë shkuar tek varri i përfolur, por e reja e ndihmuar edhe nga errësira ia ka dalë të largohet. “Hurriyet” raporton e reja ishte e veshur me të zeza dhe me këpuce të kuqe.

Sipas policisë, ajo kishte lënë mbi varrin e Fatma Ç. disa guaska. Në zonë janë vendosur kamera shtesë për të ndihmuar kapjen e vajzës, por ajo nuk u arrit të zbulohej as në paraqitjen e saj të fundit me 1 Maj.

Mbrëmjen e së mërkurës, rreth 300 persona të mbledhur para varrezave, ku janë shtuar edhe kamerat e sigurisë, kanë vënë në vështirësi forcat e policisë. Një person është arrestuar për kundërshtim të forcave të rendit, ndërsa kurioziteti në popullsi mbetet i lartë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo vendos një tjetër rekord në Champions
Previous article Reagon Lulzim Basha pas mandatit të Tahirit: Loja vazhdon. Rama premtoi në Gjermani se...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte... Jetë

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte...

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT