• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MISTERI/ Mesazh në SHISHE dhe telefonata e fundit në DET. Dy zhdukjet misterioze në Vlorë
Home
Sociale

MISTERI/ Mesazh në SHISHE dhe telefonata e fundit në DET. Dy zhdukjet misterioze në Vlorë

2 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dy zhdukje misterioze që dyshohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën kanë ndodhur në Vlorë ditët e fundit.

Fillimisht u raportua për zhdukjen e Santo Ymerajt, i cili kishte dalë në det me një motor uji dhe telefonoi familjen e tij pak para se celulari i tij të fikej dhe për të të mos kishte më ansjë gjurmë.

Por pas pesë ditësh kërkimesh për të, policia ka hasur edhe në një rast tjetër që mendohet se ka të bëjë me zhdukjen misterioze të një personi të dytë.

Policia ka zbuluar një varkë të braktisur në Zvërnec, e cile kishte një mesazh në shishe brenda.

Uniformat blu dyshojnë se dy ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Zhdukja e Ymerajt

Që prej dites se enjte një 32 vjeçar ka humbur në detin e Vlorës dhe për të nuk dihet më asgjë.

Santo Ymeraj ka qenë duke lundruar në det me një jet-ski, ose motor uji sikurse njihet ndryshe, rreth orës 22.00 të ditës se enjte.

Nuk ka informacione se ku do të shkonte dhe çfarë kishte në motorin e ujit 32-vjeçari, por sipas familjarëve kontakti i fundit i tij ka me ta ka qenë qenë në orën 01:30 të natës mes të enjtes dhe të premtes.

Në komunikimin me ata ai u ka thënë se ka shumë det dhe fryn erë e fortë dhe se nuk e dinte se në cilin drejtim e kishin çuar dallgët.

“Nuk shikoj asgjë, vetëm errësirë” – kishte thënë Imeraj dhe pak më vonë celulari i tij ishte fikur.

Menjëherë pas kësaj, është njoftuar policia e cila ka nisur kërkimin e 32-vjeçarit. Kërkimet kanë vijuar edhe sot në ditën e pestë, por nga 32-vjeçari nuk ka ansjë gjurmë.

Familjarët e tij u kanë bërë apel autoriteteve lokale që të bëjnë çështë e mundur për gjetjen e tij.

Për kërkimin e Ymerajt janë angazhuar Policia Kufitare, Delta Force, Policia e Vlorës, Guardia di Finanza italiane.

Në këtë operacion po përdoret edhe një helikopter.

“Jam Landi, thuaj nënë Jorgjies lekët i ke…”

Një tjetër person rezulton i zhdukur në rrethin e Vlorës.Një varkë e braktisur në Zvrënec, është gjetur me një shishe në brendësi të saj, ku ishte lënë një mbishkrim.“Jam Landi i thuaj nënë Jorgjies leket i ke te pllakat e fundit”.

Dyshohet se personi me emrin Landi është zhdukur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se po hetojnë lidhur me identifikimin emrave të mundshëm të gjetur në letër.

Gjithashtu policia po heton për një lidhje të mundshme mes personit me emrin Landi dhe personit tjetër që u zhduk ditën e enjte me një motor uji në Vlorë, shtetasit me emrin Santo Ymeraj.

Mendohet se të dy personat mund të jenë zhdukur në të njëjtën ditë.

Dyshohet se varka e gjatur ka patur një motor që ka rënë në ujë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dalin PAMJET e Met Kananit. Baroni i DROGËS, nën masa të jashtzakonshme sigurie. Mbahet i... (VIDEO+FOTO)
Previous article Matuidi: Juventusi? Më duhej dikush, që të më merrte për dore…

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POLIÇANIT/ Protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën Aktualitet

PAS POLIÇANIT/ Protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda Aktualitet

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe... Aktualitet

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT