Khloe Kardashian është duke u përgatitur për lindjen e foshnjes së saj.
Kardashian që për momentin jeton në Cleveland të Ohios bashkë me të dashurin e saj, yllin e NBA-së, Tristan Thomposon tashmë duket se ka bërë planet e saj se ku do të lindë.
“Khloe dëshiron që të lindë foshnjen e saj në Los Anxhelos. Ky është plani tani për tani. Për Krishtlindje, ajo dëshiron që të jetë me familjen e saj”, ka thënë një burim i afërt me të për revistën People.
Por duket se pavarësisht se Kardashian dëshiron që të jetë pranë nënës së saj, Kris Jenner dhe motrave për festën e Krishtlindjeve, ajo do të kalojë pushimet larg tyre, nëse dëshiron që të jetë me të dashurin e saj.
“Tristan ka një lojë në ditën e Festës së Krishtlindjeve, prandaj ata duhet të vendosin nëse do të festojnë së bashku këtë festë, ose ndaras. Por megjithatë, Vitin e Ri do ta presin së bashku”, ka shtuar ky burim.
Por Kardashian që tashmë ka nisur përgatitjet për ardhjen në jetë të foshnjes së saj, nuk do ta lërë që ky moment të ikë edhe pa një festë.
“Khloe është shumë e lumtur. Ajo nuk flet shumë për foshnjen por është vërtetë shumë e lumtur. Ajo së shpejti do të organizojë një “baby shower”, festë para lindjes së foshnjes”.
E këtë festë duket se do t’ia organizojnë motrat dhe nënat.
Por derisa krejt këto plane dolën në media, Khloe Kardashian akoma nuk e ka konfirmuar shtatzëninë e saj zyrtarisht, por poashtu në media thuhet se Kardashian e Thompson janë duke pritur një djalë.
Ky do të jetë fëmiu i parë për Kardashian derisa për Thompson është fëmiu i dytë pasi ai ka një djalë që këtë muaj mbush një vit.
Çifti që së shpejti do të bëhen prindër jasnë në lidhje qysh nga muaji shtator i vitit 2016.
Khloe nuk është e vetmja në familjen e saj që po pret të bëhet nënë.
Edhe motra e saj më e madhe, Kim Kardashian West është në pritje të një foshnje nga një nënë surrogate (fëmiu i tretë me Kanye Ëest) dhe poashtu motra tjetër, Kylie Jenner po pret të bëhet nënë e një vajze me të dashurin e saj Travis Scott.


