• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MISTERI I SUPERJAHTIT 700 MILIONË DOLLARË/ A është kjo anija sekrete e Putinit me masa ekstreme të privatësisë
Home
Botë

MISTERI I SUPERJAHTIT 700 MILIONË DOLLARË/ A është kjo anija sekrete e Putinit me masa ekstreme të privatësisë

9 March, 2022 s.autor Botë

Nga portet e Detit të Veriut të Gjermanisë deri në Rivierën Franceze, po shënjestrohen mjetet luksoze të lundrimit. Në të gjithë Evropën, autoritetet po gjurmojnë jahte luksoze të lidhura me oligarkët rusë në përpjekje për t’i shkaktuar probleme aleatëve të Presidentit Vladimir Putin.

Në Marina di Carrara, një qytet i vogël italian në bregdetin toskan, një nga superjahtet më të mëdha, më të reja dhe më të shtrenjta në botë, i quajtur Scheherazade është nën vëzhgim nga policia italiane.

Autoritetet italiane aktualisht po hetojnë nëse superjahti Scheherazade duhet të sekuestrohet nën sanksionet ndërkombëtare. Kanë qarkulluar spekulime se anija, e parë më lart në gusht 2020, është në pronësi të vetë Vladimir Putinit.

Sipas New York Times , ai është një nga jahtet më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë në botë. Anija luksoze quhet “ Scheherazade” dhe është nën vëzhgimin e policisë italiane. Kostoja e tij llogaritet në 700 milionë dollarë. Gjatësia e tij arrin 140 metra dhe ka dy kuvertë helikopterësh.

Aktualisht i ankoruar për riparime (sipër) në kantierin italian Sea Group në Marina di Carrara, Itali, Scheherazade mbrohet nga masa që janë ekstreme edhe nga standardet ultra-private të botës së superjahteve.

Rreth 70% e ekuipazhit të jahtit janë rusë. Luksi i jahtit sugjeron se pronari i tij mund të jetë një miliarder i Lindjes së Mesme ose rus, madje edhe presidenti i Rusisë.

Për më shumë se një vit, punëtorët në kantierin italian kanë spekuluar se anija i përket vetë Putinit, tha një burim atje për DailyMail.com këtë javë. “Të gjitha pëshpëritjet ishin se i përkiste Putinit”, tha personi

Kapiteni, Guy Bennett-Pierce, shtetas britanik, mohoi që Putini e zotëronte atë. “Nuk e kam parë kurrë.  Nuk e kam takuar kurrë” , tha ai për gazetën amerikane në telefon.

Ai shtoi megjithatë se pronari i tij nuk ishte në asnjë nga listat e sanksioneve perëndimore, megjithëse nuk përjashtoi mundësinë që ai të ishte rus. Ai e bëri të qartë, megjithatë, se nuk do të bënte asnjë zbulim pasi ishte i detyruar nga një ” klauzolë konfidencialiteti”.

Hetimi italian për pronësinë e Scheherazade vjen pasi autoritetet në të gjithë Evropën janë përpjekur për të identifikuar dhe sekuestruar jahte të lidhura me oligarkët rusë të përmendur në sanksionet e reja për pushtimin e Ukrainës.

Jahti 700 milionë dollarësh, Scheherazade (shihet në drydock), është një nga superjahtet më të mëdha dhe më të shtrenjta në botë, dhe që nga fillimi i tij në 2020, pronësia e tij e vërtetë është mbuluar në fshehtësi absolute.

Putini dihet se i do jahtet luksoze. Ai shihet sipër duke lundruar me liderin bjellorus Alexander Lukashenko

Scheherazade, pronësia e së cilës mbetet një nga misteret më të mëdha në botën e jahteve, përmban dy helipadat, por pothuajse asgjë nuk dihet për karakteristikat e brendshme, dhe nuk ka asnjë fotografi të njohur nga brenda varkës.

Scheherazade, një nga superjahtet më të mëdha në botë, ankorohet në rrethin Bodrum të Mugla, Turqi më 16 gusht 2020

Scheherazade u ndërtua nga firma gjermane Lürssen dhe një burim i thotë DailyMail.com se anija është nën menaxhimin e Imperial Yachts, një kompani me bazë në Monako që gjithashtu mbikëqyri ndërtimin e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QENDRA E MASAZHI PËR PROSTITUCION/ Jepet vendimin për ish-konkurrentin e "Përputhen"
Previous article ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ KQZ i jep mandatin kandidatëve fitues në 3 bashki, pritet verfikimi për 3 të tjerët

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT