• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MISTERI I GENTIAN HOXHËS/ Pronarit të servisit të celularëve që përgatiste BOMBA në mes të Tiranës
Home
Ekskluzive

MISTERI I GENTIAN HOXHËS/ Pronarit të servisit të celularëve që përgatiste BOMBA në mes të Tiranës

15 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Disa ditë më parë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, një 34-vjeçari i shpërtheu në dorë një celular të cilit po i montonte një minë.
Mbetet ende mister se si autori, Gentian Hoxha, e bënte këtë “tregti”, në mes të Tiranës, në një nga zonat më të populluara, fare prane Ambasadës amerikane, pa iu dridhur qerpiku.

Hoxha prodhonte dhe shiste mina me telekomandë dhe nje e tillë shpjegojnë burimet kushtonte deri në 2000 Euro.

NGJARJA

Rreth orës 10:40, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një dyqan servis celularësh në rrugën “Qamil Guranjaku”, në kryeqytet. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati viktima, por vetëm një person të plagosur dhe dëme të shumta materiale, në dyqanin ku ndodhi dhe në godinat e bizneset përreth.

Policia tha se personi i plagosur është pronari i dyqanit, Gentian Hoxha, 34 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për në spital. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi se lënda shpërthyese ka qenë brenda dyqanit dhe vala e goditjes ka qenë nga brenda jashtë.

Ekspertë të njësisë antieksplozive e kriminalistë kanë përcaktuar se vatra e shpërthimit ka qenë në tavolinën e punës së 34-vjeçarit. Ndërsa i riu ndodhej i vetëm në dyqan e derën e kishte mbyllur me çelës nga brenda. Ky veprim ka shtuar dyshimet se në ambientet ku ndodhi shpërthimi mund të jetë kryer aktivitet i kundraligjshëm.

Gentian Hoxha, i cili mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi, është marrë edhe më parë me montimin e lëndëve plasëse në celular. Ai kishte marrë një dyqan me qira, për të kamufluar punën që kryente. Në këtë ambient, Hoxha kishte krijuar një dhomë të dyfishtë për të fshehur detonarorët dhe kapsollat.

Detajet e reja: Mësohet se lëndën shpërthyese, 34-vjeçari e siguronte në qytetin Fushë-Krujës. Gjithashtu edhe tregu kryesor për tregtimin e bumbave të cilat aktivizohen në distancë ishte edhe Durrësi apo Kruja, pohojnë burime nga policia kriminale e Tiranës.

Gentian Hoxha, që mbeti i plagosur pasi ishte duke montuar një mine me celularë në dyqanin e tij në rrugën “Pjetër Budi”, nuk mund të flasë dhe të dëgjojë sipas mjekëve, pasi ka shumë dëmtime në kokë e gjymtyrë. 

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Me shumë mundësi makinat tona kushtojnë sa rroga e ‘Melek’-ut të vogël në një seri të vetme. Zbulojeni tani!
Previous article Andres Iniesta: Të ardhmen time e vendos brenda 30 prillit

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane Breaking News

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT