Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka humbur kohët e fundit rreth 20 kilogramë , por mbetet i shëndetshëm dhe po përpiqet të rrisë besnikërinë e publikut ndaj tij përballë përkeqësimit të problemeve ekonomike, u ka thënë ligjvënësve agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut.
Shërbimi Informativ Kombëtar dha vlerësimin gjatë një konference parlamentare me dyer të mbyllura të enjten, ai përdori teknika të inteligjencës artificiale, një analizë të videos me super-rezolucion të Kim dhe metoda të tjera për të hetuar gjendjen e Kim, thanë dy ligjvënës që morën pjesë në seancë.
Kim Jong-Un i befasoi të gjithë kur u shfaq me një pamje ndryshe, duke ngritur pikëpyetje nëse ishte ai apo ndonjë sozi e tij.
Por tashmë kanë rënë të gjitha pretendimet se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un shfaqte në sozi në takimet e fundit në publik, për të fshehur problemet e tij me shëndetin.
Agjencia e spiunazhit në Korenë e Jugut konfirmon se bëhet fjalë pikërisht për Kim Jong-un, i cili i është nënshtruar një diete të fortë dhe ka humbur më shumë se 20 kg.
Mësohet se diktatori është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se dobësimi i tij nuk ka ardhur si pasojë e një sëmundje.
Agjentët e Seulit kanë arritur në këto konkluzione duke përdorur analiza krahasuese përmes teknikave të inteligjencës artificiale të fotografive dhe filmimeve me rezolucion të lartë që kanë treguar përputhshmërinë e strukturës së fytyrës dhe shprehive të saj.