• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MISTERI”/ Autorja e “50 Hijeve” ofendon shqiptarët: Janë gangsterë, skllavë seksi dhe injorantë (FOTO)
Home
Breaking News

“MISTERI”/ Autorja e “50 Hijeve” ofendon shqiptarët: Janë gangsterë, skllavë seksi dhe injorantë (FOTO)

21 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

ur autorja e “50 Hijeve”, EL James, publikoi librin e saj të dytë, “The Mister”, ajo mund të ketë qënë e përgatitur për disa komente të këqia, shkruan The Telegrapf. Por atë që ndoshta nuk e priste, ishte kritika që iu bë nga ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për protretizimin negativ në roman të bashkatdhetarëve të tij.

Në qëndër të romancës që tregon romani “The Mister”, është një aristokrat britanik Maxim Trevelyan dhe pastruesja e tij e varfër Alessia Demachi.

Duket se Alessia është një viktimë e trafikimit seksual, futur kontrabandë në Britani nga gangsterët e vendit të saj; ajo ia mbathi prej tyre, por është hequr zvarrë nga i fejuari i saj në fshat, një tjetër bandit i dhunshëm që kërkon që ajo të sillet si një grua tradicionale shqiptare. Alessia është detyruar të martohet me detyrim nga babai i vet.

Niveli i saj është paraqitur aq larg nga bota moderne sa ajo  i referohet smartfonëve si “telefona të zgjuar” apo kur sheh Maxim, që paguan duke përdorur kartë krediti, mrekullohet: Karta jote është magjike!

Ambasadori shqiptar Qirjako Qirko, u shpreh se përshkrimi është tërësisht jashtë realitetit. Ai tha për Telegraf: “Mua më vjen me të vërtetë keq që ekziston një roman me këtë informacion, që krijon kaq perceptim negativ për vendin tim. Realiteti është totalisht ndryshe. Ky problem me imazhin është një nga prioritetet e mia. Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që do të ndeshnit në jetën tuaj,  të jeni të bindur, shumë miqësorë. Vitin e kaluar, numri i turistëve u ngrit në 32% krahasuar me një vit më parë.”

Z. Qirko nuk e kishte lexuar librin, në të cilin përziheshin gjendja e vështirë e Alessia me skenat seksuale për të cilat autorja El James është famshme. Por ai tha se ishte e trishtueshme të mësonte se personazhet shqiptarë janë ose autorë, ose viktima të krimit.

“Ka një komunitet prej 12 mijë shqiptarësh në Britani të Madhe, kryesisht në Londër. Në një komunitet kaq të madh, natyrisht ka njerëz që kryejnë krime. Por ata janë vetëm disa individë, “ tha ai.

Romani The Mister u publikua disa javë pasi Shqipëria hapi fushatën turistike për të reklamuar imazhin e saj. Slogani i fushatës është “Taken by Albania”, një referencë ndaj filmit hollivudian në të cilin vajza e Liam Nelson rrëmbehet nga kriminelët shqiptarë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PA MJETE MJEKËSORE/ Mposhtni thartirën në lukth duke ndjekur këto këshilla
Previous article ME DISA VIDEO TË VJETRA/ Monika Lubonja rikthehet gjithë nostalgji në festivalet e fëmijëve

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT