• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MISTERI/ 5 ditë pas udhëtimit të Bashës në Greqi, Athina kërcënoi Shqipërinë për paktin e 2009
Home
Politikë

MISTERI/ 5 ditë pas udhëtimit të Bashës në Greqi, Athina kërcënoi Shqipërinë për paktin e 2009

14 September, 2019 k.autor Politikë

Shtohet misteri për kërcënimin e Greqisë për Tiranën zyrtare në lidhje me paktin e kufirit të vitit 2009 që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. REPORT TV zbuloi dje planin e qeverisë së Greqisë që synon që t’i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit në Bashkimin Europian me qëllim që të rikthejë Marrëveshjen e Detit të 2009 të firmosur nga Sali Berisha e Lulzim Basha.

Një gjë të tillë e pohoi ish-ministrja e Jashtme e Greqisë së asaj periudhe Dora Bakojanis, motra e kryeministrit aktual grek, Qiriako Micotaqis, aktualisht deputete dhe një nga drejtueset e partisë në pushtet Demokracia e Re, gjatë një diskutimi të saj në parlamentin grek.

Ndërkohë që ish-ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis, kërkoi ditën e enjte kushtëzimin e negociatave me Shqipërinë me rikthimin e paktit detar të 2009, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pesë ditë përpara, konkretisht ditën e shtunë, është parë në avionin e linjës Tiranë-Athinë . Mbetet mister misioni i këtij udhëtimi të befasishëm të Lulzim Bashës drejt Greqisë, i cili ka shprehur bindjen se negociatat nuk do të hapen në tetor. Kujtojmë këtu se vitin 2009 kur u firmos marrëveshja e detit, Basha dhe Bakojanis ishin ministra të jashtëm. Marrëveshja e rrëzuar nga Kushtetuesja u firmos pikërisht Basha dhe Bakojanis.

Kujtojmë që Marrëveshja e 2009 me Greqinë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010 si antikushtetuese. Kjo marrëveshje u hartua në kohën e qeverisë së partisë Demokratike dhe u firmos nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe nga kreu aktual i demokratëve Lulzim Basha që ishte ministër i Jashtëm. Në këtë marrëveshje Shqipëria i dhuronte Greqisë një pjesë të hapësirës së saj detare, e cila ka rezultuar e pasur me gaz e naftë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Kryeministri Micotaqis, deklaroi se respektimi i minoritetit grek është kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por mesa duket oreksi i Greqisë është zmadhuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 6 TETORI/ BE dërgon mision për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë
Previous article LIVE/ Nis sfida mes Real Madrid dhe Levantes

k.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT