• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Misteret e pazbuluara që mbart Piramida e Madhe e Gizës
Home
Mister

Misteret e pazbuluara që mbart Piramida e Madhe e Gizës

31 July, 2018 Sadik.Autor Mister

Hulumtimet e reja nga një ekip ndërkombëtar i fizikanëve kanë zbuluar se Piramida e Madhe e Gizës mund të jetë në gjendje të përqendrojë energjinë elektromagnetike nëpër dhomat e saj të fshehura dhe nën bazën e saj.

Shkencëtarët në Universitetin Itmo në Rusi dhe Zentrum Laser Hannover të Gjermanisë aplikuan metodat e fizikës teorike për të hetuar përgjigjen elektromagnetike të piramidës së lashtë egjiptiane në valët e radios.

Llogaritjet e tyre parashikonin se në një gjendje rezonante, piramida mund të përqendronte energjinë elektromagnetike në dhomat e saj të brendshme, si dhe nën bazën e saj, ku ndodhet dhoma e tretë e papërfunduar.

Piramida e Madhe është më e madhja dhe më komplekse e piramidave në rrafshnaltën e Gizës. Vitin e kaluar u zbulua një dhomë e fshehur 30 metra e gjatë, duke shtuar misterin që rrethonte më të vjetrën nga Shtatë mrekullitë e botës së lashtë dhe duke nxitur studime të reja në strukturën legjendare egjiptiane.

“Piramidat egjiptiane gjithmonë kanë tërhequr vëmendje të madhe. Ne si shkencëtarë ishin të interesuar edhe për to, kështu që vendosëm të shihnim Piramidën e Madhe si një grimcë që shpërndan valët e radios rezonante”, shpjegon Dr. Andrey Evlyukhin, bashkëautor studimor.

Ekipi hulumtues krijoi një model 3D të piramidës dhe përdorte metoda analitike të fizikës teorike për të dalë me përfundimet e tyre. Për të shpjeguar rezultatet, shkencëtarët zhvilluan një analizë shumëpolare – një metodë e përdorur gjerësisht në fizikë për të studiuar ndërveprimin midis një objekti kompleks dhe fushës elektromagnetike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË/ Makina PEZULL mbi bordurat mbrojtëse, drejtuesi në gjendje... (FOTOT)
Previous article Të gjithë mendojnë se Naomi Campbell është shtatzënë dhe ja prova... (FOTO)

Sadik.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT