• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MISTERET E FSHEHURA NË NOTRE DAM/ Gjendet trupi me kafkën e sharruar brenda një arkivoli
Home
Jetë

MISTERET E FSHEHURA NË NOTRE DAM/ Gjendet trupi me kafkën e sharruar brenda një arkivoli

15 December, 2022 s.autor Jetë

Zjarri që thuajse shkatërroi katedralen Notre Dame në vitin 2019 ka bërë të mundur zbulimin e dy arkivoleve misterioze të fshehur nën dyshemenë e saj. Sarkofagët u zbuluan që në fillim të këtij viti, por vetëm së fundmi është treguar se çfarë fshihej në to.

Nga hiri dhe rrënojat, ekipi ka nxjerrë në dritë dy trupa, të cilat sipas “Science Alert” i përkasin, njëri një fisniku të ri e ndërsa  tjetri një prifti elitar.

Një pllakë bronzi e vendosur në arkivolin e priftit dëshmon se trupi i përket një udhëheqësi fetar të së kaluarës në Notre Dame. Ai quhej Antoine de la Porte dhe sipas të dhënave ka vdekur në vitin 1710 kur ishte 83 vjeç.

Misteret e fshehura në Notre Dame! Gjendet trupi me kafkën e sharruar brenda një arkivoli 

Porte është konsideruar një figurë mjaft e rëndësishme në kohën e tij, për shkak se ai ndihmoi në  rizhvillimin e katedrales së famshme, e  madje ekziston një pikturë e tij e vendosur në muzeun e Luvrit.

Trupi tjetër i gjetur mbetet ende një mister. Ai ka mbetur i paidentifikuar, ndonëse mendohet se ka qenë një person i rëndësishëm, duke pasur parasysh varrin e tij. “Fisniku” mendohet të ketë vdekur rreth moshës 25-40 vjeç. Eshtrat e tij, tregojnë se ai e ka kaluar jetën sipër kalit ndaj studiuesit i kanë vënë nofkën “Kalorësi”.

 

Misteret e fshehura në Notre Dame! Gjendet trupi me kafkën e sharruar brenda një arkivoliEric Crubezy, një antropolog në Universitetin e Toulosue III mbikëqyrur hapjen e arkivoleve. Sipas tij, trupi i “Kalorësi”,tregonin për një gjendje të keqe shëndetësore. Atij i mungonin shumica e dhëmbëve dhe kockat e tij tregonin shenja lëndimi.

Mënyra se si është sharruar kafka e tij dhe se si i ishte hapur gjoksi për t’u balsamosur, ishte mesa duket një praktikë e zakonshme në varrimin e fisnikërisë. Duke analizuar skeletin e “Kalorësit”, Crubezy ka hedhur hipotezën se ai mund të ketë vdekur edhe nga meningjiti kronik i shkaktuar nga turbekulozi.

“Me sguri do të ketë pasur një fund të vështirë të jetës”, është shprehur Eric Crubezy.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPEN PORTAT E SHKOPETIT/ Prurjet dëmtojnë këmbët e urës së Zogut në lumin Mat
Previous article VRANË 23-VJEÇARIN TENTOI T'U GRABISTE.../ Gjykata në Britani shpall fajtorë dy shqiptarët që rrahën për vdekje të riun

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT