Juventusi dhe Tottenham takohen sonte në mbrëmje për herë të parë në një ndeshje zyrtare. Kjo përplasje pak do të ketë të bëjë me miqësoren, që “Spurs” e fituan 2-0 në verë, në “Wembley”. Kjo fitore nuk është një gjë, që nuk ka ndryshuar. Kane e mundi Buffonin në atë test parasezonal dhe nuk ka ndaluar në shënimin e golave. “HurriKane” e mbyll vitin 2017 si golashënuesi më i mirë në botë, me 56 gola. Këtë vit ai po ecën në të njëjtën mënyrë. Askush nuk i tejkalon 32 golat që ka shënuar në mes të gjitha garave, në sezonin 2017-2018. Anglezi ndiqet në këtë rrugë nga Salah (29 gola) dhe Neymar, Cavani, Jonas, Aguero, me nga 28 gola. Në Premier League është mbreti, edhe në Champions, pothuajse. 23 golat e tij në kampionat e lejojnë Kane të udhëheqë luftën për “Pichichi” dhe “Këpucën e Artë”. Vetëm në Champions, Cristiano Ronaldo (9 gola) përmirëson 6 golat e tij.
“Kjo është një lojë e madhe. Çdo lojtar dëshiron për ta provuar veten kundër më të mirëve dhe Juve është e tillë, e ka treguar veten në nivel të lartë, në Champions, kohët e fundit”, – tha Kane, i cili dëshiron t’i japë fund ciklit prej 26 ndeshjesh pa humbje (16 fitore dhe 10 barazime) në shtëpi, në garat europiane, të “Zonjës së Vjetër”. Juventusi do të përpiqet për t’iu kundërpërgjigjur “9” me murin torinez. Buffon dhe Szczesny kanë grumbulluar 661 minuta pa u mundur. Ka edhe të dhëna më të mira: ata kanë pësuar vetëm një gol në 16 ndeshjet e fundit. Asnjë nga portierët e mëdhenj të Europës nuk janë afër numrit të tyre. Vlen të kujtohet se Allegri arriti në finale të Champions-it, sezonin e kaluar, me vetëm tre gola të pësuar. “Kane është një “9“ i madh, por unë parapëlqej Higuain”, – ka thënë trajneri i Juventusit, i cili do të duhet të bëjë pa të lënduarit Barzagli, Dybala, Cuadrado, Höwedes ni Matuidi.
“Ndoshta Kane është më i miri sulmues sot për sot: ai është i shpejtë, i fortë, finalizues, driblues…” – tha Khedira. “Ne u përballëm me njëri-tjetrin tri vite më parë dhe nga ajo kohë është përmirësuar shumë. Tani ai shënon më shumë gola në një vit se Messi”, – tha Chiellini për “Daily Mail”. Llorente, i cili fitoi tituj me Juven, ka ndërhyrë në debatin e ballafaqimit të sulmit dhe mbrojtjes më të mirë. “Kane është superprofesional, lloji i Chiellinit. Juve ka një prapavijë fantastike, është shumë e vështirë për t’i shënuar gol. Do t’i doja 11 lojtarë si Chiellini në ekipin tim”, – thotë zëvendësuesi i “9” te Tottenham.