• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MISTER FATI I TIJ/ Kamerat e fiksuan Ervis Martinajn në hotelin me 5 yje, dhoma në emër të policit. Dy ditë “shëtitje” në Durrës, pastaj u zhduk
Home
Breaking News

MISTER FATI I TIJ/ Kamerat e fiksuan Ervis Martinajn në hotelin me 5 yje, dhoma në emër të policit. Dy ditë “shëtitje” në Durrës, pastaj u zhduk

25 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimet e prokurorisë mbi efektivin e Forcave Operacionale të Policisë, Jeton Rami, i cili akuzohet se ka shoqëruar Ervis Martinajn gjatë ditëve të fundit teksa kërkohej në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Ndërkohë që kundërshtarët i vrisnin miqtë dhe kërkonin kokën e tij, Martinaj mësohet se ka qarkulluar mes Laçit dhe Durrësit nën shoqërimin e Ramit, i cili siç mëson ABC ka patur më shumë rolin e personit që do ta ndihmonte të mos kapej nëpër postblloqet e policisë se sa të badigardit.

Mësohet se vetëm dy ditë para se familjarët të shkonin në Policinë e Laçit për të deklaruar se nuk kishin patur kontakte me të, Martinaj është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli të njohur, me pesë yje në Durrës.

Siç mëson ABC, ai ka ndejtur vetëm një natë në këtë hotel dhe dhoma ishte prenotuar në emër të policit Jeton Rami, i cili e kishte sjellë me një makinë tip Audi Q8 në mbrëmje dhe e kishte marrë në mëngjes me një makinë tip “Volkswagen”.

ABC mëson se gjatë këtyre dy ditëve, makina në fjalë është parë të lëvizë nëpër rrugët e Durrësit dhe dyshohet se sipër, në vendin e pasagjerit ka qenë pikërisht Ervis Martinaj.

Makina është zhdukur më pas nga kamerat e sigurisë nëpër rrugët e Durrësit dhe ky është pikërisht momenti që prokuroria mendon se korrespondon edhe me kohën kur familjarët kanë kërkuar nga policia e Laçit që t’i gjejnë Ervis Martinajn pas humbjes së kontakteve.

Prokuroria dyshon se Lami nuk po i tregon në gjitha çfarë di në lidhje me vendet ku ka shoqëruar Martinajn si edhe me fatin e tij. Mbetet mister fakti nëse Martinaj është gjetur nga kundërshtarët apo edhe zhdukur vetë për t’i shpëtuar policisë dhe grupeve kriminale që muajt e fundit e kanë vënë në shënjestër.

Në media ka patur raportime kontradiktore në lidhje me fatin e tij, ndërkohë që prokuroria dhe policia nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur realisht. /abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOZZIK I KA SHKRUAR SËRISH? Loredana bën lëmsh rrjetin me vetëm një video
Previous article POLICËT NËN "KTHETRAT" E KRIMIT/ Nga akuzat për korrupsion, te shpërdorim detyre e veprime arbitrare, 208 efektivë nën hetim

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat Aktualitet

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT