Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një videoje në rrjetin e saj social të “Instagram”, ka publikuar një video. Ajo tregon punën dhe stërvitjen e cila ka tre javë që po zhvillohet me qëllim evuakuimin joluftarak përmes detit dhe ajrit.
Në këtë stërvitje janë përfshirë plot 1164 trupa ushtarakë dhe 126 mjete, si dhe efektivë nga Shqipëria, Britania, Kosova dhe Kroacia.
Postimi i plotë:
Për plot 3 javë, efektivë nga #Shqipëria, #MbretëriaeBashkuar, #Kosovadhe #Kroacia do të angazhohen në stërvitjen e përbashkët “#AlbanianLion2018”. 🇦🇱🇬🇧🇽🇰🇭🇷
1164 trupa dhe 126 mjete do të jenë të dislokuara në bazat më të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura, për të bashkëvepruar me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe aftësive për çdo lloj operacioni evakuimi.
#WeAreNATO 💪🏻


