• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MISIONI AUSTRIAK NË BE/ Kosovarët marrin vizat nëse e kalojnë testin e…
Home
Rajon

MISIONI AUSTRIAK NË BE/ Kosovarët marrin vizat nëse e kalojnë testin e…

20 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nëse vendet e BE’së pajtohen se kosovarët nuk do vërshojnë nëpër vendet evropiane dhe as nuk do ta cenojnë sigurinë e Bllokut.

Ky është paralajmërimi i Ambasadorit austriak, Nikolaus Marschik, që është udhëheqësi i Përfaqësisë së Përhershme të Austrisë në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se aktualisht në institucionet evropiane po bëjnë vlerësime nëse kosovarët i kanë plotësuar të gjitha kriteret për viza.

“Shtetet Anëtare i kushtojnë vëmendje të veçantë zhvillimeve në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe implikimet që kanë të bëjnë me  migracionin dhe sigurinë”, ka thënë Marschik.

Në disa hulumtime që janë bërë kohëve të fundit në Kosovë ka dalë se një pjesë e madhe e njerëzve do ta lëshonin vendin nëse ndodh liberalizmi i vizave. Gatishmëria më e madhe për të ikur nga Kosova është tek rinia.

Ndërkohë, vendet e BE’së përpos frikës që kanë nga azilkërkuesit kosovarë, frikësohen edhe prej mundësisë që Kosova të dërgojë edhe shtetas me të kaluar kriminale nëpër Evropë.

Sidoqoftë, Marschik ka thënë se para se të dërgohet për diskutim në Këshillin e Ministrave, çështja e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës do të kalojë nëpër dy instanca të tjera të misionin që ai udhëheq.

“Ne aktualisht çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën jemi duke e diskutuar në nivel të ekspertëve. Diskutimi për këtë çështje më pas do të hapet në nivel të ambasadorëve, por pasi të ketë përfunduar debati në nivel ekspertësh”, ka thënë Marschik .

Se a do të dërgohet më pas kjo çështje për diskutim në Këshillin e Ministrave gjithçka varet nga diskutimi në këto dy instanca.

“Varësisht nga përfundimet që nxirren nga këto diskutime, atëherë do të vendosim për ta shtyrë përpara ose jo këtë çështje për diskutim në nivel të Ministrave”,  ka shtuar ai.

Ambasadori austriak ka thënë se i gjithë procesi varet se sa zgjatin këto diskutime, duke mos dhënë datë të saktë se kur mund të iniciohet çështja e liberalizmit të vizave për Republikën e Kosovës në Këshillin e Ministrave.

I pyetur nëse zhvillimet politike aktuale në Republikën e Kosovës ndikojnë në këtë proces, ai ka thënë se liberalizimi i vizave është një proces teknik që vare nga përmbushja e një numri të madh të kushteve dhe jo nga zhvillimet e fundit politike.

“Liberalizimi i vizave është një proces teknik i cili varet nga përmbushja strikte e një numri të madh kriteresh. Ai udhëhiqet nga shqyrtimi afatgjatë dhe jo nga ngjarjet e fundit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË FUSTE DROGË NË BURG/ Pranga 59-vjeçarit në Fier
Previous article REALI NË KAOS/ Lopetegui: Nuk LARGOHEM, jam më i motivuar se kurrë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT