Në fund të muajit shtator Miriam Cani pati paralajmëruar se shumë shpejtë do të vijë me projekt të ri muzikor. Madje ajo në një television shqiptar e bëri publik edhe titullin e këngës, i cili do të jetë “Meteor”.
Këngëtarja simpatike dhe bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar Alban Skenderaj, përmes një fotografie të postuar në rrjetin e saj social Instagram ka treguar që ka nisur edhe realizimi i videoklipit të këngës në fjalë.
Ndryshe ky mund të konsiderohet viti i rikthimit të saj, pas lindjes së vajzës dhe përkujdesjes me kohë të plotë për të.