Duket se çmimet e kripura në bregdetin e jugut nuk kanë të ndalur. Opinioni publik (Aq më tëpër ata që nuk e frekuentojnë fare po fare, jugun), u “shokuan” kur u publikuan faturat që tregonin se një makiato bënte 180 lekë apo fasulet 5 mijë lekë.
Por kjo e mëposhtmja e “rendon” akoma më shumë situatën.
Një omëletë në bregdetin e bukur e të lakmueshëm, kushton plot 9 mijë lekë. Nëse merr dy, të shkon sa një ditë e tërë në pushime për një familje mesatare shqiptare.Për mos të folur për brioshin, që me atë çmim që ka ndoshta të jep ndjesinë se e ke porositur tek “Piazza Del Duomo” në Milano.
Epo sido qoftë, vetë e zgjodhet, prandaj… Ju bëftë mirë!
/AlpeNews.al



