• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MIRËNJOHJE PËR SECILIN…”/ Veliaj: Tirana, kryeqyteti më i pastër i rajonit, duhet të jemi krenarë
Home
Sociale

“MIRËNJOHJE PËR SECILIN…”/ Veliaj: Tirana, kryeqyteti më i pastër i rajonit, duhet të jemi krenarë

10 April, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot planin strategjik të pastrimit të qytetit për 5 vitet e ardhshme, si vijim i bashkëpunimit të suksesshëm me Bashkinë e Veronës dhe kompaninë Eco Tirana. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se Tirana është një nga qytetet më të pastra në Ballkan dhe u shpreh krenar se kjo vihet në dukje edhe nga të huajt e shumtë që vizitojnë kryeqytetin shqiptar.

“E kam zemrën plot mirënjohje për ju sepse sot Tirana është qyteti më i pastër në Europën Juglindore. Kjo vjen falë burrave dhe grave, e sidomos grave, që punojnë orar pa orar, qoftë për Vit të Ri, për Bajram, për Pashkë, çdo fundjavë, apo qoftë kur është ditë pushimi për të gjithë dhe një parti ka vendosur të bëjë protestë dhe ata sigurohen që çdo gjë të pastrohet në kohë rekord, e në 15 minuta Tirana kthehet në normalitet. Jam ndjerë vërtet krenar kur shumë delegacione, qofshin nga Komisioni Europian – kur të gjithë kryeministrat e Europës u mblodhën në Tiranë në dhjetor – apo në ngjarje të mëdha si finalja e UEFA Conference League ose në aktivitetet për Vitin e Rinisë dhe Vitin e Sporteve, pavarësisht se flasin gjuhë të ndryshme, pavarësisht se vijnë nga vende të ndryshme, pavarësisht se vijnë për aktivitete të ndryshme – disa për politikë, disa për sport, disa për muzikë – një gjë e thonë të gjithë njësoj: Tirana është kryeqyteti më i pastër që kanë qenë në këto vite”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se pastërtia e Tiranës është kartëvizita më e bukur e qytetit, sidomos për turistët e huaj që e vizitojnë çdo vit atë. “Nuk po them se jemi më mirë se jashtë shtetit, kemi plot gjëra që nuk funksionojnë dhe që duhet t’i bëjmë më mirë – nuk po them se jemi vendi më i mirë në botë, as kryeqyteti më modern në botë – por jam duke thënë se tek çështja e pastrimit jemi numri 1 sot në rajonin tonë. E për sa kohë që këtë e thonë kryeministrat, çdo kryetar bashkie që na viziton, e thonë turistët, besoj se kjo është diçka që duhet të na bëjë krenarë. E di që politika futet kudo, i fut hundët edhe tek kazanët, tek pastrimi, tek koshat, tek fshesa, sepse e tillë është politika, sidomos në vendin tonë, që futet në çdo qelizë të shoqërisë, por unë besoj se kjo është një fushë ku secili duhet të ndihet krenar. Një rrugë e pastër, një shesh i pastër, një shkollë e pastër, një trotuar i pastër, duhet të na bëjë të gjithëve të ndihemi mirë, e të mos të politizojmë diçka që është kartëvizita më dinjitoze, më e bukur e përfaqësimit, fytyra jonë më e europiane, që është pastrimi i një Tirane që ndodh përditë”, nënvizoi kreu i Bashkis

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FODULLËK DHE ARROGANCË NË EKSTREM"/ Kristi debaton me Efin: S'më pëlqen telenovela juaj (VIDEO)
Previous article FINLANDA ZYRTARISHT ANËTARE E NATO-S/ Rusia rrit mbrojtjen ajrore në kufirin e saj

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT